• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Axha i gazetares së ndjerë: Ardita e zgjodhi jetën e së bijës, para vetës

22/09/2019 - 10:16:47
Axha i gazetares së ndjerë: Ardita e zgjodhi jetën e së bijës, para vetës

Sot në ambientet e RTK-së është mbajtur mbledhje komemorative për gazetaren, Ardita Sylejmani-Bllaca, e cila ndërroi jetë gjatë procesit të lindjes në Budapest. Ardita ishte shembull i gazetarisë së mirëfilltë dhe për një dekadë dha kontributin e saj të çmuar në Dhomën e Lajmeve të RTK-së.

Në fjalën e rastit, drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, i shprehur edhe një herë ngushëllime familjeve Sylejmani dhe Bllaca, si dhe të gjithë kolegëve e miqve të Arditës.

Lexo më shumë

E publikoj skandalin në Policinë e Pejës, me 186 raste të fshehura, penalizohet drejtori

E publikoj skandalin në Policinë e Pejës, me 186 raste të fshehura, penalizohet drejtori

January 13, 2026
2k
Foto/ Këta janë tre të dyshuarit për plagosjen dhe rrahjen e Jeton Buqukut në Pejë

Foto/ Këta janë tre të dyshuarit për plagosjen dhe rrahjen e Jeton Buqukut në Pejë

January 12, 2026
115

”Këto ditë të vështira dhe të papërballueshme ne i bashkohemi dhimbjes suaj. Lutemi që këtë dhimbje bashkërisht ta kthejmë në qëndresë, forcë dhe krenari për jetën dhe veprën e Arditës.

Ajo ishte dhe do të mbetet shembull për të mos u harruar kurrë. Ardita dha një kontribut të madh në RTK gjatë tërë kohës, andaj humbja e saj është humbje e madhe për ne dhe për gjithë gazetarinë kosovare. Përkushtimi në punë për secilën detyrë që iu ka besuar si dhe dashuria për profesionin bëjnë që Ardita të mbetet në kujtesën e familjarëve, miqve dhe kolegëve.

Le të prehet e qetë në amshim, derisa kujtimi për të qoftë i përjetshëm”, ka theksuar Kastrati.
Ndërkohë në emër të familjes një fjalë rasti e mbajti axha i Arditës, Fehmi Sylejmani.

“Ardita iku nga kjo botë në një betejë të vështirë për ta shpëtuar Gretën gjatë një lindje të vështirë e të komplikuar. Në këtë betejë të pamundur ku nuk mund të fitonin të dyjat, Ardita zgjodhi jetën e Gretës, për të përmbushur misionin e saj si një nënë, e cila sakrifikoi veten për beben e saj.

Me siguri tani Ardita është e lumtur që Nartit dhe Lizës ua bashkoi edhe engjëllin e tretë, Gretën dhe ata i la në duart e bashkëshortit dhe gjithë familjes së saj. Është e vështirë për mua të përmbahem në një moment si ky që kurrë nuk kisha dashur, e për Arditën më së paku. Ardita ishte gëzimi i parë në familjen tonë, ishte gjithmonë e hareshme, e afërt, e këndshme dhe mbi t gjitha shumë e dashur.

Do të na mungojë shumë sot e tutje, mirëpo përkushtimi dhe korrektësia e saj neve na bën shumë krenar. Lamtumirë Arditë, engjëlli ynë. Në emër të familjes ju falënderoj që na jeni bashkuar në këtë dhimbje të madhe dhe na keni dhënë kruajë për ta përballuar sa më lehtë këtë dhimbje”, ka thënë axha i Arditës.
Në emër të kolegëve dhe miqve foli Leonora Bërbatovci. Ajo theksoi se është e vështirë të përmbahen lotët sot kur Ardita nuk është në mesin tonë.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Por vështirë ishte të përmbahen lotët edhe kur ajo ishte me ne, por në fakt ata ishin lot buzëqeshje, sepse e tillë ishte Ardita. Nuk jetojmë gjithmonë, kështu përgjigjej Ardita sa herë që dikush prej nesh vinte në pikëpyetje ndonjë dalje të zakonshme apo organizim ndeje.

Ajo më së miri e paska ditur se vërtet ne nuk jetojmë përgjithmonë. Por për aq pak sa jetojë na tregojë se si duhet jetuar çdo sekondë që të ofrohet. Ajo këtë e bëri, e bëri më së miri me dinjitet dhe gjithmonë duke buzëqeshur. Jeta e saj ishte më dinamike, prandaj ndoshta edhe u shua kaq shpejt sepse çdo sekondë i humbur për të ishte zhgënjim. Arditë, na fal nëse të kemi zhgënjyer ndonjëherë!

Faleminderit që na le kujtime që ma shumë na bëjnë me qesh e nuk na lënë shumë hapësirë për lot. E dimë se lotët na i arsyeton në këtë fazë, sepse kthimin tënd e prisnim ndryshe, por meqenëse nuk na the lamtumirë kur more rrugën për Budapest as ne sot nuk ta themi dot lamtumirën.

Tash u riktheve aty ku shpirti yt i takon këtij qielli. Në vend të lamtumirës deri në takimin tonë të radhës, të qoftë i lehtë dheu”, theksoi kolegia e Arditës, Leonora Bërbatovci.

Në emër të komunitetit të gazetarëve foli edhe kryetarja e AGK-së, Gentiana Begolli-Pustina, e cila theksoi se Ardita na ka lënë vetëm kujtime të mira.

“Ardita ka qenë e përkushtuar dhe e denjë për profesionin si dhe e nderuar nga të gjithë. Ajo ka qenë e pa kompromis për të ardhmen e vendit dhe e pa kompromis për një të ardhme më të mirë për fëmijët, të cilët aq shumë i deshi”, ka thënë Begolli-Pustina.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot në orën 16:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Share2TweetSendShareSend

Related Posts

E publikoj skandalin në Policinë e Pejës, me 186 raste të fshehura, penalizohet drejtori
Lajme

E publikoj skandalin në Policinë e Pejës, me 186 raste të fshehura, penalizohet drejtori

January 13, 2026
2k
Foto/ Këta janë tre të dyshuarit për plagosjen dhe rrahjen e Jeton Buqukut në Pejë
Lajme

Foto/ Këta janë tre të dyshuarit për plagosjen dhe rrahjen e Jeton Buqukut në Pejë

January 12, 2026
115
Rutte me fjalë të mëdha për Trumpin: Punë të duhura për NATO-n
Bota

Rutte me fjalë të mëdha për Trumpin: Punë të duhura për NATO-n

January 12, 2026
31
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Ja sa persona u vranë për 26 vite në Pejë

January 12, 2026
91
Tafilaj: Politika në Kosovë po e mbulon me zhurmë të vërtetën nga populli
Lajme

Tafilaj: Politika në Kosovë po e mbulon me zhurmë të vërtetën nga populli

December 25, 2025
53
Ja kur do të ulet çmimi i naftës në Kosovë
Ekonomia

Caktohet marzha e fitimit për naftëtarët

December 21, 2025
10
Next Post

Babai raporton zhdukjen e të bijës

Më të fundit

  • E publikoj skandalin në Policinë e Pejës, me 186 raste të fshehura, penalizohet drejtori
  • Foto/ Këta janë tre të dyshuarit për plagosjen dhe rrahjen e Jeton Buqukut në Pejë
  • Rutte me fjalë të mëdha për Trumpin: Punë të duhura për NATO-n
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi