Policia e Kosovës për rajonin e Klinës të premten mbrëma rreth orës 22:35, ka arrestuar tre persona pasi që të njëjtit siç merr vesh Express kishin bërë disa grafitë nëpër muret e këtij qyteti në të cilët ishin munduar që t’i portretizonin liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin bashkë me Xhelal Sveçlën si dhe kontroversin Marko Gjuriq.
Por kjo tentativë e këtyre tre personave u ndal nga ana e Policisë së Kosovës. Ata i arrestuan personat të cilët po i bënin këto grafitë.
Të njëjtit janë arrestuar nga Policia dhe janë dërguar për në stacionin policor për invervistim. Pas intervistimit të dyshuarit janë liruar si dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Klinë 13.12.2019 – 22:35. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptar, pasi që të njëjti kishin bërë disa grafite. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
E takimi i anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla në Tiranë me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, i cili tha se masakra e Reçakut është një trillim dhe shqiptarët janë terroristë, u kritikua shumë nga kosovarët.
Javën që po e lemë pas grafite të ngjashme ishin vendosur edhe të shumta janë vendosur edhe në qytetin e Lipjanit.