Policia ka prangosur gjyqtarin e Gjykatës Themelore në Pejë, Sali Berisha, nën dyshimet se ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, raporton Gazeta Sinjali.
Berisha është ndaluar për 48 orë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu.
“Gjyqtari i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Pejës, Sali Berisha, është arrestu me urdhër të Prokurorisë Speciale për veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare”, tha Lutfiu për Gazetën Sinjali.
Sali Berisha