Princ Valentino Corleone është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Gjilan.
Kryeprokurori i Prokurorisë në Gjilan, Arben Kadriu, ka bërë të ditur se gjatë bastisjes së shtëpisë së tij janë gjetur dhe konfiskuar armë, municione si dhe drogë të llojit kokainë.
“Arrestimi i tij ka ndodhur dje më datën 14, është bastisur shtëpia e tij. Është gjetur një armë automatike, 118 fishekë dhe substancë narkotike, dyshohet të jetë kokainë prej 2.9 gram”, ka thënë Kadriu.
Vali është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa ndaj të njëjtit do të bëhet edhe kërkesa për masën e sigurisë