Sulmuesi shqiptar Armando Sadiku ka mbetur futbollist i lirë.
Lajmi është bërë i ditur nga skuadra e tij e deri tanishme, Levante me anë të një komunikate në faqen zyrtare.
“Levantes UD dhe Armando Sadiku kanë arritur marrëveshje për ndërprerjen e kontratës”, shkruhet në uebsajtin e klubit spanjoll.
“Levante UD dëshiron ta falënderojë Sadikun për punën dhe profesionalizmit, si dhe i uron sukses profesionalisht dhe personalisht”.
Sadiku ishte transferuar te Levante në vitin 2018 nga Legia Warsawa.