Ajo ndan çdo ditë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet e ndryshme profesionale.
Së fundmi, Martini u dha mundësinë fansave të saj në Instagram që t’i tregojnë diçka që dëshirojnë asaj në InsatStory.
“Më tregoni një sekret”, kishte shkruar ajo, teksa një prej fansave shqiptarë kishte ndarë me të faktin se është homoseksual.
“Jam homoseksual, je njeriu i parë që po të tregoj, ndjenjë e çuditshme por e parealizueshme në Shqipëri”, i ka shkruar fansi Angelës.
Ndërkohë që me një përgjigje motivuese, modelja shkodrane ia ka kthyer: “Nuk ka asgjë të keqe të jesh homoseksual. Është diçka e bukur, dashuria është dashuri e duhet të jesh krenar”.