• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Ambasadori i Gjermanisë me porosi për formimin e Qeverisë: “rregullat e lojës respektohen”

13/04/2025 - 07:39:05
Ambasadori i Gjermanisë me porosi për formimin e Qeverisë: “rregullat e lojës respektohen”
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, theksoi rëndësinë e formimit të një qeverie të qëndrueshme për Kosovën, duke e krahasuar situatën me atë në Gjermani pas zgjedhjeve.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Rohde tha se një shumicë e qëndrueshme dhe konsensusi janë kyçe për të siguruar stabilitet dhe zhvillim afatgjatë.

Lexo më shumë

Arian Tahiri: Mitrovica do të pulsojë gjatë gjithë vitit me ritmin e artit dhe kulturës

Arian Tahiri: Mitrovica do të pulsojë gjatë gjithë vitit me ritmin e artit dhe kulturës

September 16, 2025
6
Sokol Haliti:Vitia është kështjellë e LDK-së në Anamoravë do fitoj pa balotazh

Sokol Haliti:Vitia është kështjellë e LDK-së në Anamoravë do fitoj pa balotazh

September 16, 2025
83

“E dini, si në vendin tim, sapo patëm zgjedhje. Duhet kohë për të formuar një qeveri. Më e rëndësishmja është që të kemi një qeveri të qëndrueshme me një shumicë të mirë dhe konsensus për të formuar qeverinë e re. Dhe kështu po shoh drejt Gjermanisë. Shpresojmë të formojmë një qeveri deri javën e ardhshme. Dhe mendoj se është e vetëkuptueshme, e përmenda edhe në një intervistë javën e kaluar, që, e dini, veçanërisht në këto kohë të paqëndrueshme gjeopolitike, ajo që është në interes të vendeve dhe të popujve është të kenë qeveri të qëndrueshme”, tha Rohde.

Rohde gjithashtu nënvizoi ndikimin e politikave ekonomike ndërkombëtare si ato të SHBA-së, në stabilitetin ekonomik global dhe tregjet financiare.

“Sigurisht. Në afat të gjatë, nëse nuk ka stabilitet, do të ketë ndikim në zhvillimin ekonomik. Dua të them, ju e shihni tani: keni politikën doganore amerikane, e cila ndikon në çdo vend dhe vendet po reagojnë ndaj saj. Dhe kjo, natyrisht, ndikon në stabilitetin ekonomik. E shihni edhe në tregjet e aksioneve, të cilat po bien”, tha ai.

Ambasadori përmendi gjithashtu nevojën për një “patriotizëm kushtetues”, duke e cilësuar Gjykatën Kushtetuese si një nga shtyllat më të rëndësishme të një demokracie të shëndoshë, e cila siguron që rregullat e lojës të respektohen.

“Nevojitet patriotizëm kushtetues, sepse tre shtyllat e një demokracie janë gjyqësori, pushteti ekzekutiv dhe legjislativ, prandaj është shumë e rëndësishme të kemi një institucion si Gjykata Kushtetuese. Dhe demokracia kushtetuese mund të lulëzojë vetëm nëse respektohen rregullat e lojës. Dhe Gjykata Kushtetuese është aty për t’u siguruar që rregullat e lojës të respektohen. Pra, në këtë kuptim, çdo institucion duhet të bëjë pjesën e vet dhe vetëm atëherë kemi një demokraci të gjallë”, tha ambasadori Rohde. /EO/

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Arian Tahiri: Mitrovica do të pulsojë gjatë gjithë vitit me ritmin e artit dhe kulturës
Lajme

Arian Tahiri: Mitrovica do të pulsojë gjatë gjithë vitit me ritmin e artit dhe kulturës

September 16, 2025
6
Sokol Haliti:Vitia është kështjellë e LDK-së në Anamoravë do fitoj pa balotazh
Lajme

Sokol Haliti:Vitia është kështjellë e LDK-së në Anamoravë do fitoj pa balotazh

September 16, 2025
83
Ramiz Tafilaj: James Rubin i rrëzon akuzat ndaj UÇK-së dhe  propagandën serbo-ruse
Lajme

Ramiz Tafilaj: James Rubin i rrëzon akuzat ndaj UÇK-së dhe propagandën serbo-ruse

September 16, 2025
34
Gazeta gjermane Bild: Vladimir Putin e ka prejardhje nga Kosova?
Bota

Droni rus në Rumani, Von Der Leyen: Kërcënim serioz për sigurinë

September 15, 2025
8
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

Të shtëna me armë në Fushë Kosovë, arrestohet 22-vjeçari

September 15, 2025
10
Ish-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin sot e mbronë UÇK-në në Hagë
Lajme

Ish-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin sot e mbronë UÇK-në në Hagë

September 15, 2025
10
Next Post
Lamtumirë shi!!!

Ky është moti për sot në Kosovë

Më të fundit

  • Arian Tahiri: Mitrovica do të pulsojë gjatë gjithë vitit me ritmin e artit dhe kulturës
  • Sokol Haliti:Vitia është kështjellë e LDK-së në Anamoravë do fitoj pa balotazh
  • Ramiz Tafilaj: James Rubin i rrëzon akuzat ndaj UÇK-së dhe propagandën serbo-ruse
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi