Thuajse në të gjithë Kosovën i shohim qytetarët duke lëvizur me maska.
Për mosmbajtje mund të ketë edhe sanksionime.
Për këtë Ambasada e Shteteteve të Amerikës, ka këshilluar qytetarët se kur duhet ta mbajnë maskën, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.
“Mbani maskën kur jeni në publik, sidomos kur nuk mund të qëndroni më larg se 2 metra nga ata që nuk jetojnë në shtëpinë tuaj”.
Nëpërmjet një grafike edhe kanë treguar vendet se ku duhet mbajtur maska.
“Gjatë blerjes, vizitat tek mjeku dhe në farmaci, gjatë qëndrimit në restorant (Kur nuk jeni duke ngrënë), në veturën e dikujt tjetër dhe në transportin publik, duhet mbajtur maska”.
“Në shtëpi me anëtarët e familjes dhe në veturë kur jeni me familjarë, nuk është e nevojshme që të mbahet”.