“Ka qenë një reagim i pritur pasi BE-ja si tërësi dhe shtetet e saj në veçanti, kanë vendosur që të respektojnë rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të mos e njohur Jeruzalemin si kryeqytet vetëm të një vendi, por që në një situatë të ardhme të jetë kryeqytet i të dyja vendeve”.
Ujkani në Info Magazine në Klan Kosova, theksoi që Kosova mund të kushtëzohet me bllokim të ndihmave financiare nga BE-ja.
“Reagimi nga Brukseli ka qenë i pritshëm dhe gjykoj që në të ardhmen ky reagim do të vijë duke qenë më i zorshëm dhe duke ju bërë presion institucioneve tona që Kosova të ndjekë linjën e njëjtë me vendet e BE-së sa i përket çështjes së marrëdhënieve diplomatike me Izraelin; në mënyrë të veçantë vendosjen e përfaqësisë diploamtike në atë vend”.