Një aksident ka ndodhur në Shtime, ku për pasojë ka mbetur i vdekur një 30-vjeçar.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Rajonit të Ferizajt.
“Në një aksident trafiku të ndodhur me 19.09.2019 rreth orës 20:05 minuta në rrugën “Ismail Qemajli” në Shtime, një person ka pësuar lëndime të rënda trupore. Sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit transpotues me targa lokale, E.Q. ( m/sh/k 35 vjeç), godet biçiklistin F.I. (m/sh/k 30 vjeç) , me ç’rast i njëjti pëson lëndime të rënda trupore. I lënduari është dërguar fillimisht në ambulancë në Shtime dhe pastaj në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor ku nga mjeku kujdestar kemi pranuar informatën se nga lëndimet e pësuara i njejti ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë i viktimës,me urdhër të Prokurorit të shtetit dërgohet për obduksion, ndërsa ngasësi i automjetit është ndaluar për 48 orë”, thuhet në komunikatë.