Agim Shahini, Kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve , lidhur me akuzat e shtuar ndaj UÇK-së shkruan’’ UÇK është krenaria dhe vlera më e madhe e kombit shqiptar që nga koha e Skenderbeut.
Kundër UÇK-së ka pas para gjatë dhe pas lufte por kryesisht nga ata që ishin me bindje se kundër Serbisë jemi te pa fuqishëm…Serbia është fuqi e pa mposhtur dhe nga disa se nëse shkon Serbia ne vdesin pa bukë e gjer tjera. Por jo vetëm kaq UÇK-ja është ushtria e parë e popullit shiptar kundër Serbisë.
Sepse ka pas ushtri edhe më herët,por kështu me këtë mision për herë të parë dhe pa të do ishim ende të okupuar.
Bashkëpunëtorët e Serbisë e Rusisë e shume të tjerë ishin aktiv edhe gjatë luftës dhe pas luftës kundër UÇK-së, janë edhe sot, të cilët marrin fonde për te çrrënjosje e vlerave etë saja e këta mbi 70% janë në mesin tonë që punojë.
Edhe sot kundër edhe shteti të Kosovës. Ka shume gojëdhëna sa ishin ushtar a 20 -40 a 60 mijë unë mendoj si ishin mbi 100 mijë me gjithë ata qe kontribuuan për çlirimin e Kosovës e që meritojnë trajtim dinjitoz por ata qe ishin ne front duhet të kenë pagën se paku 1000 euro ne muaj ashtu siç i ka Kroacia e BeH…
Në Kosovë është turp i madh që disa ushtar te UÇK nuk kanë as kushte elementare për jetë e disa mundohen edhe atë vlerë me ju marr.
Në Serbi ende kanë pensione te larta ushtaret e 1945 e lërë me ata te viti 1999 që janë në lista mbi 150 mijë me paga të ushtarit aktiv të ditës së sotme, shkruan Telegramisot