• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Kosova mbeti me gishta në gojë: I humbi 20 milion euro dhe mbeti pa termocentral

10/10/2023 - 12:31:31
Kosova mbeti me gishta në gojë: I humbi 20 milion euro dhe mbeti pa termocentral

Si mbeti Kosova edhe pa termocentral, edhe pa 20 milionë euro?

Kosovës i janë shterur të gjitha mundësitë për ta sfiduar kompaninë amerikane, ContourGlobal, në lidhje me kontratën për Termocentralin “Kosova e Re”, thonë njohës të këtij rasti.

Lexo më shumë

Ja kur do të ulet çmimi i naftës në Kosovë

Caktohet marzha e fitimit për naftëtarët

December 21, 2025
3
Termokos: Delegacioni gjerman e  viziton stacionin për nxjerrjen e nxehtësisë

Termokos: Delegacioni gjerman e viziton stacionin për nxjerrjen e nxehtësisë

December 11, 2025
21

Tre vjet më parë, Kosova përfundoi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, pasi kompania amerikane e fajësoi për mosrespektim të kontratës për ndërtimin e termocentralit të ri.

Javën e kaluar u bë e ditur se Kosova e ka humbur arbitrazhin dhe, për më tepër, detyrohet t’i paguajë njëzet milionë euro dëmshpërblim kompanisë ContourGlobal.

“E kam parë vendimin e Gjykatës [Ndërkombëtare të Arbitrazhit]. Sipas vlerësimit tim, të gjitha provat e mundshme [në favor të Kosovës] janë shterur në këtë procedurë të arbitrazhit”, thotë për Radion Evropa e Lirë ish-avokati i përgjithshëm shtetëror i Kosovës, Sami Istrefi

Në Ministrinë kosovare të Drejtësisë i thanë Radios Evropa e Lirë se Avokatura Shtetërore dhe Përfaqësuesi i kontraktuar Ligjor e kanë analizuar vendimin final të Gjykatës së Arbitrazhit dhe se do të ankohen ndaj tij në Gjykatën Civile në Mbretërinë e Bashkuar.

REL-i kërkoi më shumë detaje për ankesën që është menduar të bëhet, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit është institucioni kryesor i arbitrazhit në botë, që ndihmon në zgjidhjen e kontesteve ndërkombëtare komerciale dhe të investimeve.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Saga “Kosova e Re”
I nisur si projekt 17 vjet më parë dhe i paraparë të vihej në funksion këtë vit, Termocentrali “Kosova e Re” nuk u finalizua kurrë.
Projekti fillestar u rishikua dhe u ndryshua disa herë – varësisht qeverive që merrnin pushtetin – deri më 2017.

Atë vit, Qeveria e atëhershme e Kosovës nënshkroi marrëveshje komerciale me kompaninë amerikane, ContourGlobal, për ndërtimin e këtij termocentrali, që do të kushtonte 1.3 miliard euro.

Si i tillë, projekti përfaqësonte investimin më të madh të huaj në Kosovë.

Termocentrali do të funksiononte me thëngjill dhe do të kishte kapacitet prodhimi prej 500 megavatesh në orë.

Me termocentralet aktuale, “Kosova A” dhe “Kosova B”, që po ashtu funksionojnë me thëngjill, Kosova ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavate rrymë në orë.

Ndërtimi edhe i një termocentrali me thëngjill kundërshtohej vazhdimisht nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët e konsideronin si të dëmshëm për mjedisin.

Banka Botërore, fillimisht, i dha mbështetje projektit, duke premtuar edhe një lloj garancie që do t’i mundësonte investitorit marrjen e një kredie me interes të ulët.

Por, në vitin 2018, institucioni ndërkombëtar financiar deklaroi se nuk do ta mbështesë më ndërtimin e një termocentrali të ri me thëngjill.

Pavarësisht kësaj, ContourGlobal tha atëkohë se nuk do të zmbrapset nga realizimi i projektit.

Kështu, deri në mars të vitit 2020 kur njoftoi përfundimisht tërheqjen nga projekti.

Në arsyetimin e lëshuar, kompania tha se nuk do të realizojë më projekte me thëngjill, por përmendi edhe ndryshimet e vazhdueshme politike në Kosovë, që kishin ndikuar në projekt.

Në kohën kur ishte nënshkruar kontrata me ContourGlobal, më 2017, Qeveria e Kosovës udhëhiqej nga Ramush Haradinaj.

Kur kompania amerikane u tërhoq nga projekti, pushtetin e mbante një koalicion mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Asnjëra prej këtyre partive nuk e mbështeste projektin.

Lëvizja Vetëvendosje këmbëngulte se kompania në fjalë mund ta rrisë çmimin e faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike, ndërsa LDK-ja shprehej pro ndërtimit të kapaciteteve të reja energjetike, por kundër alternativave investuese që shtrenjtojnë çmimin përfundimtar të energjisë elektrike.

Përveçse u tërhoq, ContourGlobal e dërgoi Kosovën edhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit në dhjetor 2020 për, siç u tha, mosrespektim të kontratës.

Kontrata mes Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë amerikane, ContourGlobal parashihte që, nëse Qeveria e Kosovës zvarrit kontratën duke mos i përmbushur obligimet, atëherë ajo do të ketë përgjegjësi financiare ndaj kompanisë ContourGlobal në vlerë prej 19.7 milionë eurosh.

Sipas kontratës, nëse Kosova i përfundon obligimet, por ContourGlobal nuk arrin ta sigurojë pakon financiare, atëherë kjo kompani do t’i detyrohet Kosovës me një shumë prej 17.5 milionë eurosh.

Ish-avokati i përgjithshëm shtetëror i Kosovës, Sami Istrefi, kujton se në atë kohë ekzistonte edhe një marrëveshje mes tri ndërmarrjeve publike të Kosovës: Ibër Lepencit, Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë (KOSTT) dhe Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

“Të gjitha palët e përfshira në atë marrëveshje kanë qenë të detyruara t’i japin pëlqim ContourGlobal për nisjen e ndërtimit të ‘Kosovës së Re’. Në këtë rast, KOSTT-i nuk ka dhënë pëlqim të tillë dhe, si pasojë, ka ardhur kjo gjendje çfarë është sot”, thotë Istrefi.

Ai shton se disa procedura mes palëve kanë vazhduar edhe pas tërheqjes së ContourGlobal – me këtë të fundit duke kërkuar që të gjendet një zgjidhje.

Kompania amerikane, sipas Istrefit, kërkoi nga Kosova që t’ia paguajë shpenzimet e bëra për fizibilitetin apo vlerësimin e projektit “Kosova e Re”, në vlerë prej 6 milionë eurosh, porse Kosova nuk pranoi.

Mbyllja financiare e projektit u parapa të bëhej më 24 maj, 2020, por nuk u bë.

Kuvendi i Kosovës nuk arriti t’i jepte miratimin përfundimtar ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re”.

Atëkohë, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit e Kosovës tha se, pas disa tentativave për zgjidhje të kontestit me marrëveshje, investitori ContourGlobal parashtroi kërkesë për arbitrazh në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Pas një procesi gati trevjeçar, ky institucion vendosi në favor të kompanisë amerikane.

Sikur të ecte përpara, jetëgjatësia e Termocentralit “Kosova e Re” do të ishte 40 vjet.

Qeveria e Kosovës, sipas kontratës, do ta merrte në pronësi atë pas një periudhe 20-vjeçare dhe pa asnjë kosto

Me termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”, Kosova nuk arrin t’i plotësojë nevojat e mbi 1.7 milion banorëve të saj me rrymë, andaj edhe importon nga bursat e huaja.

Arsye për kapacitetet jo të kënaqshme thuhet se është vjetërsia e dy termocentraleve.

Sipas Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Kosova importoi vitin e kaluar mbi 750 mijë megavate energji elektrike.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Ja kur do të ulet çmimi i naftës në Kosovë
Ekonomia

Caktohet marzha e fitimit për naftëtarët

December 21, 2025
3
Termokos: Delegacioni gjerman e  viziton stacionin për nxjerrjen e nxehtësisë
Ekonomia

Termokos: Delegacioni gjerman e viziton stacionin për nxjerrjen e nxehtësisë

December 11, 2025
21
“Termokos” përuron objektin modern
Ekonomia

“Termokos” përuron objektin modern

October 10, 2025
15
8 ditë para afatit të zakonshëm Termokosi e fillon sezonin e ngrohjes
Ekonomia

8 ditë para afatit të zakonshëm Termokosi e fillon sezonin e ngrohjes

October 7, 2025
15
Termokos: Përse të paguajmë për konsum të përbashkët- Video
Ekonomia

Termokos gati për fillimin e furnizimit të jashtëzakonshëm me ngrohje

October 3, 2025
16
U.d. i KE, z.Bllaca inspektoi punimet për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes
Ekonomia

U.d. i KE, z.Bllaca inspektoi punimet për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes

October 2, 2025
17
Next Post
The Guardian: Së paku 100 izraelitë të vrarë nga sulmet ter*roriste në Izrael

Ish-Sekretari i NATO-s: Ja cilat shtete po përfitojnë nga lufta Izrael-Hamas

Më të fundit

  • Tafilaj: Politika në Kosovë po e mbulon me zhurmë të vërtetën nga populli
  • Caktohet marzha e fitimit për naftëtarët
  • Zjarr në QMF-në në Ratkoc, digjet një autoambulancë – një i dyshuar në kërkim
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi