Avokati i Kosovës ,Kujtim Kërveshi, vazhdon të jep kontributin e ti njerëzore e profesionale në zbardhjen e së vërtetës për krimet e kryera nga forcat e ushtrisë serbe në Kosove gjatë luftës së viteve 1998-1999. Kërveshi të mërkurën e ka ber publik lajmin edhe për dy kallëzime të reja për krime lufte në qytetin e Pejës, shkruan Telegramisot.
Ky është postimi i Kërveshi:
Njoftim për dorëzimin e dy kallëzimeve penale për krime lufte në qytetin e Pejës
Sot, shoqëria e avokatisë Kërveshi&Partners me seli në Prishtinë, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës ka dorëzuar dy kallëzime penale për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera ndaj popullatës shqiptare të pa armatosur në Pejë nga pjestar të forcave të rregullta të armatosura të Serbisë dhe ish-Jugosllavisë.
Dy dosjet përmbajnë deklarata të viktimave dhe dëshmitarëve, qindra fotografi të të dyshuarve të periudhës së luftës së fundit në Kosovë të identifikuar gjatë punës disa vjeçare të ekipit tonë. Dëshmitë në fjalë besojmë se do ti shërbejnë institucioneve tona përtej këtyre dy kallëzimeve penale të ushtruara sot.