• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Albin Kurti në 2015: Marrëveshja për Energjinë legalizon ndikimin e Serbisë

21/06/2022 - 13:01:53

Kosova dhe Serbia kanë arritur pajtueshmëri për zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë të vitit 2013, e cila asokohe ishte kundërshtuar ashpër nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në komunikatën e Vetëvendosjes thuhej se një marrëveshje e tillë e legalizon ndikimin e Serbisë në Kosovë dhe se e largon Kosovën nga unifikimi me Shqipërinë.

Lexo më shumë

Limaj: Jemi të gatshëm për një marrëveshjeje politike

Limaj: Jemi të gatshëm për një marrëveshjeje politike

June 2, 2025
3
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Një burrë është gjetur i vdekur në Parkun “Karagaç” të Pejës

June 2, 2025
10

Po ashtu LLV-ja cilësonte se u cenua edhe pavarësia e autoritetit Rregullativ në Republikën e Kosovës, që duhet të jetë i pavarur nga vendimet politike.

Tutje në komunikatën e LVV-së thuhej se Isa Mustafa me nënshkrimin në këtë marrëveshje konteston pronësinë e Kosovës brenda territorit të vetë.

Demokracia.com ju sjellë komunikatën e plotë të Lëvizjes vetëvendosje kundër kësaj marrëveshje të publikuar me 10 shtator 2015.

Kjo ishte komunikata e plotë e Lëvizjes Vetëvendosje:

MARRËVESHJA PËR ENERGJINË LEGALIZON NDIKIMIN E SERBISË, PAMUNDËSON UNIFIKIMIN ME SHQIPËRINË

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti sot konferencë për media ku u trajtua marrëveshja e 25 gushtit mes Isa Mustafës dhe Vuçiqit për çështjen e energjisë, ku foli Kryetari Visar Ymeri dhe Drejtuesi i Komitetit për Energjetikë, Naim Hoxha. Lidhur me çështjen e pronës brenda territorit të Kosovës, që theksohet në këtë marrëveshje, Qeveria e Kosovës ka pranuar që të jenë dy mendime të kundërta për pronësinë, mendime këto që sipas marrëveshjes kanë legjitimitet të barabartë dhe të plotë. Aty thuhet që Kosova konsideron në bazë të kushtetutës së vet, ligjeve të veta dhe ligjit ndërkombëtar, që prona që gjendet brenda Kosovës është pronë e Republikës së Kosovës. Në paragrafin tjetër thuhet që Serbia konsideron se në pajtim me ligjin vendor dhe ndërkombëtar, si dhe Rezolutën 1244, që prona brenda territorit të Kosovës është në pronësi të Serbisë, nën rregullimin specifik krahinor dhe në pajtim të plotë me Kushtetutën e Serbisë. Ymeri tha se Isa Mustafa me nënshkrimin në këtë marrëveshje, e pranon këtë mendim të Serbisë mbi pronat në Kosovë, dhe konteston pronësinë e Kosovës brenda territorit të vetë.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Prej se është çliruar Kosova nga Serbia, çështja kryesore në sektorin e energjisë ka qenë pikërisht pavarësimi i këtij sektori nga Serbia, në mënyrë që ky sistem i pavarur të lidhet më pas dhe të unifikohet me sistemin energjetik të Republikës së Shqipërisë, dhe kështu të dyja vendet t’i rrisin kapacitetet e veta edhe të gjenerimit edhe të furnizimit me energji elektrike, përmes kombinimit të termoenergjisë që e kemi ne dhe hidroenergjisë që e ka Shqipëria. Ky proces negociator, veçanërisht kjo marrëveshje e fundit, po e kthen prapa këtë tendencë të bashkëpunimit dhe unifikimit të dy sistemeve mes Kosovës dhe Shqipërisë, sepse po e rilidhë edhe më fuqishëm sistemin e Kosovës me atë të Serbisë, ku Kosova natyrisht është e nënvendosur”, tha Ymeri.

Ai theksoi se me këtë marrëveshje u cenua edhe pavarësia e autoritetit rregullativ në Republikën e Kosovës, që duhet të jetë i pavarur nga vendimet politike. “ZRrE-ja obligohet nga Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Serbisë që t’i licencojë kompanitë e caktuara për tregtim të energjisë elektrike, si dhe për furnizim me energji elektrike, dhe këtë ta bëj përmes një afati të paraparë në marrëveshje. Askund nuk flitet për kriteret që duhet të plotësohen, por vetëm për marrëveshje politike mes dy kryeministrave”, tha ndër të tjera Ymeri.

Drejtuesi i Komitetit për Energjetikë, profesor Naim Hoxha, tha se është plotësisht e gabueshme futja e KEDS-it në këtë marrëveshje. Edhe më e rëndë është futja e KOSTT-it në European Network of Transmission System Operators (ENTSO-E), përmes Serbisë direkt, meqë Kosova nuk është anëtare. “Përfundimisht, nëse KOSTT do të bëhet pjesë e ENTSO-E-së, atëherë mund të bëhet vetëm si TSO e Serbisë. KEDS ka kontratë me Kosovën e, jo me Serbinë. Cilido që të jetë raporti i Kosovës me “ElektroServer”, raportet e këtij të fundit me KEDS dhe institucionet tjera nuk mund të jenë pjesë e marrëveshjeve ndërkombëtare të Kosovës me këdo qoftë. Më tej, mbështetja e “ElektroPriveda Srbije” (EPS) për KEDS është lojë në vete. KOSTT nuk mund të jetë anëtare e ENTSO-E, ngase Kosova nuk është shtet i pranuar nga BE-ja. KOSTT-it nuk mund t’i ndihmojë askush që si TSO e Kosovës së pavarur, të jetë anëtar i ENTSO-E-së”, theksoi Naim Hoxha, duke shtuar se kjo lloj “ndihme” nga EPS nuk i duhet fare Republikës së Kosovës.

Duke folur për paraqitjen e “ElektroServer” si palë midis KOSTT dhe KEDS, ai tha se me këtë rast “ElektroServer” dallohet pakrahasimisht nga “operatorët komercial të thjeshtë” (siç i quan Qeveria). “ElektroServer do të jetë pjesë konstituive e sistemit energjetik të Kosovës, sipas marrëveshjes së nënshkruar. KEDS dhe “ElektroServer” do të kenë monopol në dy pjesë të ndryshme të Kosovës”, tha ndër të tjera Hoxha, duke theksuar zbatimi i kësaj marrëveshjeje legalizon ndërhyrjen e plotë të Serbisë brenda sistemit energjetik të Kosovës.

Kurti e finalizoi marrëveshjen e Thaçit e Mustafës me Serbinë, pa e ndryshuar “asnjë presje”

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Limaj: Jemi të gatshëm për një marrëveshjeje politike
Lajme

Limaj: Jemi të gatshëm për një marrëveshjeje politike

June 2, 2025
3
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Një burrë është gjetur i vdekur në Parkun “Karagaç” të Pejës

June 2, 2025
10
Kina: SHBA ka ‘shkelur rëndë’ armëpushimin e tarifave
Lajme

Kina: SHBA ka ‘shkelur rëndë’ armëpushimin e tarifave

June 2, 2025
7
EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Lajme

Arrestohet një polic dhe dy qytetarë: Polici ishte i suspenduar për një rast tjetër

June 2, 2025
16
Tërmet në Kroaci
Lajme

Tërmet në Malin e Zi

June 2, 2025
5
Në QKUK mbetën vetëm 44 anesteziologë kurse nevojiten 105
Lajme

Në QKUK mbetën vetëm 44 anesteziologë kurse nevojiten 105

June 2, 2025
4
Next Post
Istog: Kuvendi i Komunës e mbanë mbledhjen e 5-të këto jan pikat

Istog: Kuvendi i Komunës e mbanë mbledhjen e 5-të këto jan pikat

Më të fundit

  • Limaj: Jemi të gatshëm për një marrëveshjeje politike
  • Një burrë është gjetur i vdekur në Parkun “Karagaç” të Pejës
  • Kina: SHBA ka ‘shkelur rëndë’ armëpushimin e tarifave
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi