• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Albin pse nuk po kërkon hetim për SHIK-un?

28/04/2022 - 11:33:21
Albin pse  nuk po kërkon hetim për SHIK-un?

Kërkesa për hetimin mbi SHIK-un është një tregim i vjetër parlamentar, në historinë e shkurtër të parlamentarizmit në Kosovë. Kjo pasi Lëvizja Vetëvendosje prej se është bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës ka kërkuar një gjë të tillë. Qysh nga mandati i parë parlamentar i tyre, grupi i deputetëve të VV-së ishte vënë në lëvizje për të mbledhur këto nënshkrime.

Ky synim vazhdoi në çdo legjislaturë. Mirëpo, tani kur kjo parti i ka votat e nevojshme për themelimin e një komisioni të tillë, kërkesa e VV-së është zhdukur nga agjenda e saj.

Lexo më shumë

Zek Nokshiqi, shpallet qyetetar nderi nga Komuna e “Bajram Currit”

Zek Nokshiqi, shpallet qyetetar nderi nga Komuna e “Bajram Currit”

August 17, 2026
6
Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

August 15, 2026
35

Prej ardhjes në pushtet, zyrtarët e VV-së asnjëherë nuk kanë treguar pse kanë hequr dorë nga kërkesa e tyre për të hetuar SHIK-un.

Kurse njohësit e rrethanave politike, japin mendime të ndryshme për heshtjen e VV-së për këtë çështje.

Politologu Shkodran Ramadani ka thënë se VV-ja çdo herë i ka ekzagjeruar kritikat nga SHIK-u.

“Akuzat shpeshherë edhe e kanë ekzagjeruar rolin e SHIK-ut dhe me diskurs akuzues kanë krijuar përshtypjen se kemi të bëjmë me një gogol të plotfuqishëm që është non-stop në përpjekje për të na dëmtuar”, ka deklaruar Ramadani.

Sipas Ramadanit, ka dy arsye se pse me kalimin e kohës akuzat ndaj SHIK-ut kanë humbur fuqinë e tyre.

“SHIK-u nuk ekziston më që 15 vjet. Krejt çfarë ka mbetur, është hija e tij. Po ashtu, edhe për shkak që LDK-ja dhe VV-ja nuk kanë qenë konsistente në qasjen e tyre. E para ka bërë koalicione me PDK-në, partinë që llogaritet e afërt me SHIK-un, kurse e dyta për shkak të afërsisë me këto eksponente në të kaluarën nuk e ka pasur leverdinë të hetojë këtë ish-organizatë”, ka deklaruar ai. Mirëpo më e rëndësishmja është mungesa e fakteve, po të kishin fakte shumë bindëse, deri tash ato do të publikoheshin, pohoi ai, duke shtuar se edhe themelimi i Gjykatës Speciale ka ndikuar që akuzat e subjekteve politike ndaj SHIK-it të bien.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Rënia e PDK-së nga pushteti dhe themelimi i Gjykatës Speciale, e kanë ulur gati tërësisht urgjencën e themelimit të këtij komisioni, sepse lufta kundër SHIK-ut ka qenë edhe luftë kundër PDK-së dhe krerëve të saj. Për më tepër, çdo komision që do t’i hetonte Thaçin e Veselin paralelisht me procesin gjyqësor në Hagë nuk është strategji shumë e mirë elektorale për asnjë parti politike në Kosovë, madje as për rivalët e tyre më të ashpër”, është shprehur Ramadani.

VV-ja kërkonte hetime tërësor të SHIK-ut

Kërkesa e VV-së për themelimin e këtij komisioni ishte zhvilluar gjatë marsit të 2018. Asokohe, Vetëvendosje kishte përgatitur një dokument, për ta dërguar në Kryesinë e Kuvendit, pasi t’i kishin mbledhur nënshkrimet e kërkuara.

Duke u bazuar në këtë dokument, VV synonte të realizonte një hetim tërësor rreth SHIK-ut, duke filluar nga baza ligjore mbi të cilën ishte ndërtuar SHIK-u.

Tutje, sipas VV-së, duhej të hetohej struktura dhe përbërja, rregullat e brendshme dhe planin e punës; procedurat dhe mënyrat e mbledhjes, klasifikimit dhe përdorimit të informacionit; burimin e financave; hierarkinë e përgjegjësisë; ekzistencën e një arkive dhe veprimet apo aksionet e ndërmarra.

Deputetja Albulena Haxhiu, duke ftuar LDK-në për mbështetje, kishte deklaruar se Parlamentit të Kosovës i duhet një komision i tillë.

“Meqë prokuroria asnjëherë nuk ka nisur hetimet për SHIK-un dhe as që e ka ndërmend të bëjë diçka të tillë, atëherë sigurisht që një hetim të tillë duhet ta nisë Kuvendi”, kishte deklaruar ajo.

Haxhiu më tutje kishte treguar për vështirësitë që i kanë hasur në mbledhjen e nënshkrimeve.

“Mungesa e një hetimi është arsyeja se pse VV në tri legjislatura, prej se jemi pjesë e Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar hetimin e kësaj organizate kriminale dhe ilegale. Në mandatin tonë të parë, patëm arritur t’i mbledhim 27 nënshkrime, në të dytin 38, për shkak se LDK në mandatin e kaluar ishin në bashkëqeverisje me PDK-në, rrjedhimisht si grup parlamentar nuk na jepnin nënshkrimet. Kjo edhe për shkak se kishin votuar Kadri Veselin për kryetar Kuvendi”, kishte deklaruar ajo.

Deri në marrjen e pushtetit çështja e krijimit të një komisioni hetimor për SHIK-un ishte një nga temat kyçe të artikuluara nga VV, përgjatë gjithë jetës parlamentare. Por ky shqetësim i kësaj lëvizjeje, në lidhje me aktivitetin e SHIK-ut, siç duket ka pushuar gjatë kësaj legjislature, pikërisht kur VV tanimë i ka numrat e nevojshëm për të krijuar një komision të tillë.

Nuk është hera e parë që kjo organizatë politike lë pas dore kauzat e kryesore të saj. Thënë më mirë, kauzat e Lëvizjes Vetëvendosje nuk janë pohime kyçe mbi të cilat organizojnë veprimtarinë në çfarëdo kohe e rrethane. Ato më tepër ndryshojnë dhe shpeshherë përfundojnë të shpërfytyruara.

Rrjedhimisht, ato janë më tepër kauza të lidhura me kontekste të caktuara, dhe të përdorura elektoralisht. Kjo gjë, nuk ka ndodhur vetëm me idenë e komisionit hetimor për SHIK-un. Ngjashëm ngjau nga tema si me demarkacionin, kur tani e një vit nuk ka thuajse asnjë përpjekje për të rishikuar atë, deri te kauza kryesore e vetëvendosjes, pa negociata, e cila tashmë është ndryshuar tërësisht.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Zek Nokshiqi, shpallet qyetetar nderi nga Komuna e “Bajram Currit”
Lajme

Zek Nokshiqi, shpallet qyetetar nderi nga Komuna e “Bajram Currit”

August 17, 2026
6
Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici
Ekonomia

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

August 15, 2026
35
Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
23
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
30
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
34
Next Post
Super lajm: Shqiptari, Dritan Abazoviq zgjidhet kryeministër i Malit të Zi

Super lajm: Shqiptari, Dritan Abazoviq zgjidhet kryeministër i Malit të Zi

Më të fundit

  • Zek Nokshiqi, shpallet qyetetar nderi nga Komuna e “Bajram Currit”
  • Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici
  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi