Njëri ndër doktorët më të famshëm në Turqi për bukuri estetike, Prof. Dr. Reha Yavuzer, bashkë me biznesmenen e njohur në Kosovë, Jeta Rukiqi, në javën e dytë të prillin hapin klinikën Renne.
Kjo klinikë, për herë të parë në Kosovë dhe rajon, do të përdorë teknologjinë e fundit në kirurgjinë estetike dhe praktika me standardet më të larta ndërkombëtare.
Ekipi i “Renne Clinic” do të përbëhet nga mjekët dhe estetistët më të njohur dhe më të talentuar për të jetësuar kërkesat e pacientëve vendas, por edhe atyre ndërkombëtarë.
Kjo klinikë tashmë është pajisur me teknologjinë e fundit në industrinë estetike, duke e bërë atë të veçantë jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.
Hapjen e klinikës e ka paralajmëruar Jeta Rukiqi përmes profilit të saj në Instagram.
Kjo është klinika në Turqi
“E emocionuar t’ju njoftoj për rrugëtimin tim të ri, në të cilin nuk jam vetëm! E falënderoj Prof. Dr. Reha Yavuzer që e bëri realitet vizionin tim. Klinika “Renne” Së shpejti në Prishtinë!”, ka shkruar ajo.
Prof. dr. Reha Yavuzer dhe bashkëshortja e tij, Nur Bilen Yavuzer, janë ndër doktorët më të famshëm të Turqisë në industrinë e estetikës. Në këtë klinikë janë trajtuar figura të famshme të Turqisë dhe ato botërore.
Klinka “Renne” pritet të hapet në javën e dytë të prillit, përmes një hapjeje solemne, ku pjesëmarrës do të jenë edhe doktorët nga Turqia.