Gjatë ditës së djeshme Monika si rrallë herë është rrëfyer për divorcin dhe shumë gjëra të tjera.
Ajo rrëfeu se jeta pas divorcit ishte një ferr i vërtetë.
Madje ajo rrëfeu se ish bashkëshorti i saj e kishte tradhtuar atë.
Ka pasur komente të shumta, por ai i cili mori vëmendje ishte i mikut të ish-burrit të Monikës.
Ai ka reaguar në videon ku Monika po i shpjegonte Egzonës jetën e saj personale.
‘Po si mund të flasësh kështu për të ndjerin mikun tim Gencin?? Po ti qenke vërtet një femër e ulët, një ndyrësi!! Po ti mendon se ne nuk e dimë se ishe pikërisht ti ajo që fillove tradhtitë e njëpasnjëshme???’, shkroi ai duke e akuzuar se Monika e kishte tradhëtuar atë.
Monika këtë javë është në nominim bashkë me Arbërin dhe njëri do të lërë shtëpinë të marten.