Liderët e tre shteteve pjesëmarrëse në “Open Ballkan” sot në takimin e tyre të radhës në Tiranë, do të nënshkruajnë gjashtë marrëveshje.
Këto marrëveshje kanë të bëjnë për kushtet për qasje të lirë në tregut të punës në Ballkanin Perëndimor.
Takimet do të zgjasin për dy ditë, 20 dhe 21 nëntor, pjesëmarrës do të jenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe homologu i tyre serb, Aleksandar Vuçiq, shkruan Tanjug.
Qeveria e Kosoves e ka bojkotuar “Open Ballkanin” duke e cilesuar si të dëmshem për Kosovën.