Natën e pi rakinë në zyre, e ditën për hatër të fesë, bëhet ‘musliman’, duke i shkatërruar ‘lojërat e fatit’!Gjithkund në botën perendiore ekziston turizmi i ‘lojërave të fatit’, që rregullohen me Ligj, përveç në Arabi, Libi, Qatar, etj. ku janë të ndaluara rreptësisht! Amerika, po e shikon me ‘adhurim’ shkatërrimin e kazioneve të Karaçevës, për ta adaptuar idenë e Kryeministrit Kurti për t’i hyrë ‘Las Vegasit’ me bager! Ramush Haradinaj (kur i ka shkatërruar kazinotë), i ka ringjallur pronarët e tyre, i ka forcuar ‘jaranët’ e tij, sepse ua ka shlyer tatimet dhe borxhet ‘shekullore’ ndaj shtetit-pra, ua ka fshirë historinë.Ramushi ka instikt të çuditshëm në politikë.
Instiktit (intuitës), ia sheh hairin më shumë se dijes. Albin Kurti i shkatërron kazinot si ‘musliman’, për t’i kënaqur muslimëf. Sepse i vjen inat që u zbulua se pi raki në zyre.Zoti e ka lënë që gjithkush të vendos vet se a do të bëhet me Zotin apo larg qoftë ‘me djallin’. Djalli, ashiqare po duket se po organizon ‘lojëra shpërbëlyese’ më shumë se ‘Zoti’, prandaj kaq shumë veta janë rreshtuar me ‘djallin’.Chanakya më ka porositur: ‘Mos ji e ndershme, sepse lisat e drejtë i prejnë të parët’ (përveç samargjisë, të cilit i duhen veç listat e shtrembër për të bërë samarë, shënimi im). Duke e ditur se nderi nuk shpërblehet (në këtë jetë) dhe duke e ditur se më të drejtit i mbysin të parët, populli shqiptar e ka gjetur rrugëdaljen: ‘rri shtremt e fol drejt’! Gjithkush ka të drejtë të luaj me fatin e tij. S’ka ligj që ta ndalon ta ‘mbysësh’ veten! Me dasht tash çohna e ia shti flakën milionave të mi, e dhezi zjarrin me to, s’mundet askush me m’nda! Kryeministri është musliman komunist. Kur është në disponim fetar – e shkatërron kumarin (për t’i joshur bashkëfetarët), e kur është në disponim ateist- mesnata e zë në zyre duke pi raki.
P.S. Albin Kurti ma çon mallin e postbllokut famëkeq të policisë serbe më fshatin Nedakovc, nëpër të cilin kam kaluar përditë!Policia serbe, herë na nxjerrnin jashtë nga autobusi (e vazhdonim rrugën këmbë deri në Prishrinë);Herë i rrahnin disa e i përgjaknin (por autobusi nuk vazhdonte rrugën autobusi, me lotë e me gjak); Herë na i kontrollonin çantat;Ama, asnjëherë nuk mund të na ndalte. Nuk e ndalon kush dhe asgjë nevojën për liri! Fëmijët e Kosovës gjithë ditën luajnë lojëra të fatit në telefon (dhe në këto lojëra humbin më shumë se pare (humbin kohë dhe krijojnë armiqësi fallse); …gjithë ditën luftojnë me tankse kundër ‘armiqve’ të tyre imagjinarë, dhe i luftojnë e nuk ngihen derisa t’i shfarosin deri në një.Vdekjen e ka relativizuar loja, loja në internet! E, Loja është i vetmi kuptim në jetë!Liria nuk kontrollohet, prandaj është madhështore. E ti po do ta bësh Kosovën Arabi.Bëje. Pse jo!_
Shkrunan, Kimete Berisha