Njësive të Kërkim-Shpëtimit të Gardës Kombëtare të FSK-së i janë shtuar edhe 6 qenë të trajnuar, fondacion nga Forcat e Armatosura Turke.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
“Me kapacitetet e reja të specializuara të K-9, që përfunduan kursin për manovrimin me qentë e kërkim-shpëtimit, do të rritet shumë efikasiteti në operacione. Falënderim dhe mirënjohje për forcat turke për mbështetjen e vazhdueshme në rritjen e aftësive dhe kapaciteteve tona operacionale”, ka shkruar Mehaj në Facebook.