• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Komisioni i Venecias ja rrënon planin Kurtit

14/12/2021 - 12:22:32
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Komisioni i Venecias i ka hedhur poshtë dispozitat kryesore të Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, të përgatitur nga Qeveria. Në opinionin e publikuar dje, Komisioni i Venecias i ka konsideruar të rrezikshëm hapat e Qeverisë së Kosovës në procesin e ndryshimit të Ligjit për Këshillin Prokurorial, raporton Gazeta Express.

Komisioni i Venecias thotë se reforma që Qeveria planifikon ta bëjë në sistemin prokurorial nuk duhet të çojë në nënshtrimin e Këshillit Prokuorial ndaj shumicës qeverisëse.

Lexo më shumë

Krejtë bota po e uron Ramën për fitoren historike, vetëm Kurti jo

Krejtë bota po e uron Ramën për fitoren historike, vetëm Kurti jo

May 14, 2025
21
Skandal: Faton Peci, i jep kontratë kompanisë nga Serbia

Skandal: Faton Peci, i jep kontratë kompanisë nga Serbia

May 14, 2025
10

“Reforma nuk duhet të çojë në nënshtrimin e KPK-së ndaj mazhorancës qeverisëse. Projekt amandamentet propozojnë që të gjithë anëtarët e pavarur të zgjidhen me shumicë të thjeshtë në Kuvend. Ky propozim rrit rrezikun e ndikimit të panevojshëm politik mbi KPK-në dhe duhet rishqyrtuar”, thotë Komisioni i Venecias.

Komisioni i Venecias thekson se duhet të sigurohet që komponenti bazë i KPK-së të jetë mjaftueshëm pluralist, në mënyrë që anëtarët e emëruar me votat e shumicës qeverisëse në Kuvend, nuk do të mund të udhëheqin të vetëm.

Komisioni i Venecias i konsideron të panevojshme propozimet e përgatitura nga Qeveria e Kosovës për ridefinimin e përbërjes së Këshillit Prokurorial.

Në organin e Këshillit të Evropës rekomandohet zgjedhja e anëtarëve të pavarur të Këshillit Prokurorial vetëm me një shumicë më të madhe sesa shumica qeverisëse në Kuvned. Kësisoj, Komisioni i Venecias këshillon që anëtarët të pavarur të KPK-së të mos dalin nga Kuvendi i Kosovës, por nga institucionet e jashtme të pavarura apo shoqëria civile.

“Zgjedhja me shumicë të thjeshtë duhet të zëvendësohet me një sistem zgjedhor proporcional, ose emërimin e disa anëtarëve të pavarur nga institucionet e jashtme të pavarura ose shoqëria civile”, rekomandon Komisioni.

Komisioni i Venecias e vë në pikën e parë të rekomandimeve çështjen e kryeprokurorit, që sipas këtij komisioni, ai duhet të mbetet anëtar i KPK-së.

“Autoritetet duhet ta konsiderojnë mbajtjen e Prokurorit të Përgjithshëm si anëtar ex officio i KPK-së (me një rregullim përkatës të përbërjes së KPK-së, nëse është e nevojshme)”.

Rekomandimet vijojnë duke përjashtuar edhe opsionin e përzgjedhjes së anëtarëve nga një komision parlamentar, që konsiderohet si zgjidhje komplekse dhe e paqartë.

“Procedura e parazgjedhjes së anëtarëve të pavarur nga një komision parlamentar është gjithashtu komplekse dhe, në të njëjtën kohë, e paqartë. Kjo hap derën për manipulime, kështu që Komisioni i Venecias rekomandon që kjo procedurë t’i nënshtrohet një rishikimi të thellë”, thuhet në dokument.

Kjo, sipas Komisionit, do t’u jepte shumë pushtet komisionit që i zgjedh anëtarët e KPK-së, e që do të dominohej nga ata që s’janë prokurorë.

“Nëse është i nevojshëm një lloj trupi filtrues, ai duhet të përbëhet nga prokurorët, ose të paktën shumica e prokurorëve”, thotë Komisioni.

Të rrezikshme për pavarësinë e Prokurorisë Komisioni i Venecias i cilëson edhe dispozitat që parashikojnë përfundimin e parakohshëm të mandateve të të gjithë anëtarëve të KPK-së.

“Dispozitat kalimtare që parashikojnë përfundimin e parakohshëm të mandateve të të gjithë anëtarëve aktualë të KPK-së, dhe duke lejuar KPK-në e ripërtërirë të funksionojë vetëm me anëtarët e pavarur në përbërjen e saj, janë të rrezikshme për pavarësinë e prokurorisë dhe duhet rishikuar. KPK-ja e re mund të fillojë të funksionojë vetëm kur të gjithë anëtarët janë zgjedhur”, thuhet në opinionin e Komisionit të Venecias.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në parashtresat e saj, është zotuar se do ta rishikojë propozimin për përbërjen e KPK-së dhe se do të largohet nga ideja për funksionalizimin e KPK-së pa praninë e anëtarëve të Prokurorisë, si dhe ndryshimin e çështjeve të tjera, thuhet në fund të dokumentit të publikuar nga Komisioni i Venecias.

Në tetor, Haxhiu kërkoi një opinion nga Komisioni i Venecias për Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Krejtë bota po e uron Ramën për fitoren historike, vetëm Kurti jo
Lajme

Krejtë bota po e uron Ramën për fitoren historike, vetëm Kurti jo

May 14, 2025
21
Skandal: Faton Peci, i jep kontratë kompanisë nga Serbia
Lajme

Skandal: Faton Peci, i jep kontratë kompanisë nga Serbia

May 14, 2025
10
Sali Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës
Lajme

Sali Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës

May 14, 2025
10
Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?
Lajme

Qytetarët e terorizojnë Kurtin me komente “Kap bone qeverinë ti”, e le Eurovisionin

May 14, 2025
32
Borxhi 2.7 milionësh nga komuna, “Pastrimi” e ndërprenë punën në Prishtinë
Ekonomia

Borxhi 2.7 milionësh nga komuna, “Pastrimi” e ndërprenë punën në Prishtinë

May 14, 2025
5
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Bota

Politikanja grua në Meksikë vr*it*ët gjatë transmetimit ‘live’ në tubim zgjedhor -Video+18

May 14, 2025
27
Next Post
Valon Syla nervozohet gjatë debatit, ngritet në këmbë dhe bërtet

Valon Syla nervozohet gjatë debatit, ngritet në këmbë dhe bërtet

Më të fundit

  • Krejtë bota po e uron Ramën për fitoren historike, vetëm Kurti jo
  • Skandal: Faton Peci, i jep kontratë kompanisë nga Serbia
  • Sali Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi