Një burrë dhe një grua janë arrestuar në fshatin Raushiq të Pejës për marrje me prostitucion.
Sipas njoftimit nga Policia, e dyshuara është shtetase e Shqipërisë, kurse i dyshuari shtetas i Kosovës.
Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit gjatë intervistimit kanë pranuar në tërësi veprën.
“Në konsultim me gjyqtarin rasti kalon në procedurë të rregullt. Të dyshuarit janë liruar”, thuhet në njoftim.