Policia në Istog ka arrestuar një person i cili për rreth një muaj, e ka ngacmuar një grua, raporton Express
I dyshuari është arrestuar pasditen e së enjtes, ndërkaq policia ka bërë të ditur se për rreth një muaj, i njëjti e ka penguar në rrugë dhe e ka ngacmuar viktimën.
Rasti është iniciuar si “Ngacmim”, ndërkaq me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Istog 09.12.2021 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që për rreth një muaj e ka penguar në rrugë dhe e ka ngacmuar viktimën femër kosovare . Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.














