Nga Bashkia e Korçës kanë thënë se refuzojnë të përfshihen në debatin e fundit rreth performancës që pritet ta ketë në këtë qytet, këngëtari serbm Goran Bregoviq me rastin e Festës së Birrës.
“As festa dhe as ftesa për Bregoviç si një nga këngëtarët në një nga 10 koncertet e kësaj feste nuk ka asnjë arsye apo nxitje politike. Ne besojmë se muzika është urë për të lidhur popujt dhe Festa e Birrës dhe Bashkia Korçë promovon vlerat më të mira të respektimit të diversitetit etnik e kulturor mes popujve të Ballkanit e më gjerë”, thuhet në përgjigjen e bashkisë.
Ndërsa, nga kjo bashki thonë se kanë refuzuar pjesëmarrjen në debate me arsyetimin se nuk u takon atyre që të jenë pjesë e një diskutimi për sa kohë nuk ka pasur asnjë pikënisje apo qellim për atë se çfarë po diskutohet kohët e fundit.