Përhapja e SARS-CoV-2 ka prodhuar një sërë variantesh, që janë emërtuar sipas alfabetit grek – sistem ky i përdorur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, që ka për qëllim të vëzhgojë mutacionet e reja shqetësuese të virusit, që shkaktojnë sëmundjen COVID-19.
Disa prej varianteve kanë bërë që virusi të gjejë mënyra më të mira për të infektuar njerëzit apo për të shmangur mbrojtjen që ofrojnë vaksinat.
Shkencëtarët vazhdojnë të jenë të fokusuar në variantin Delta, që tashmë është varianti dominues dhe po përhapet me shpejtësi në mbarë botë, por gjithashtu po gjurmojnë edhe variante të tjera, për të parë nëse një ditë ata mund të bëhen dominues, shkruan Reuters.