• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Mungon ilaçi i listës esenciale për të sëmurët me kancer, një dozë kushton 1 mijë e 450 euro

09/08/2021 - 14:43:58
Mungon ilaçi i listës esenciale për të sëmurët me kancer, një dozë kushton 1 mijë e 450 euro

Drejtori i Kinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, tha se po presin që nesër të furnizohen me “Herceptin”, ilaçi që ka munguar për më shumë se tre jave e që një dozë kushton rreth 1500 euro.

Ky bari është në listën esenciale për trajtimin e të sëmurëve me kancer por që po mungon në Barnatoren Qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Lexo më shumë

Tafilaj: Politika në Kosovë po e mbulon me zhurmë të vërtetën nga populli

Tafilaj: Politika në Kosovë po e mbulon me zhurmë të vërtetën nga populli

December 25, 2025
50
Ja kur do të ulet çmimi i naftës në Kosovë

Caktohet marzha e fitimit për naftëtarët

December 21, 2025
3

Drejtori i Kinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, tha se beson që deri të martën do të furnizohen me këtë bari.

‘‘Po e presim nesër më ardhë. Besoj nesër vjen’’, ka thënë Kurtishi për Betimi për Drejtësi.

Mungesa e kësaj terapie për disa javë më radhë i ka shqetësuar familjarët e të cilëve po trajtohen më këtë terapi që përdoret prej të sëmurëve me kancer.

Muhamet Zymeri thotë se nëna e tij trajtohet me “Herceptin” derisa në tri javët e fundit ka pasur mungesë të këtij ilaçi.

‘‘Nëna ime i merr çdo tre javë, kësaj here nuk ka mujt më e marrë se ka mungesë, me e pagu ish tepër shtrenjtë”, është shprehur ai.

Zymeri ka shtuar se shpesh herë ka mungesa edhe të barnave tjera e që detyrohen t’i blejnë vetë.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Edhe një qytetar tjetër, i cili s’ka pranuar të flasë me emër, ka thënë se nuk ka mundur ta trajtojnë nënën e tij pasi ka munguar “Herceptin”.

‘‘Nëna ime çdo tri jave e ka nga një seancë më këtë ilaç, dhjetë i ka kry i ka edhe shtatë por nuk ka mujtë më e marrë më kohe pasi ka mungu, jam t’u pritë mos po vjen këto ditë nëse jo detyrohem me e ble vetë pasi nuk guxoj me e lanë nanën gjatë pa terapi’’, u shpreh ai në kushte anonimiteti.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, ka thënë se kjo ka ndodhur për shkak te mungesës së buxhetit.

‘‘Po, i kemi marrë informatat në Barnatoren Qendrore, kanë thanë qe ka pasë mungesë buxheti, por ilaçi vjen deri të martën”, ka thënë ai.

Një barnatore private ka thënë se vetëm një ampulë kushton 1450 euro.

“E kemi ilaçin është më doze 440 mg dhe kushton 1 mijë e 450 euro”, kanë treguar nga barnatorja.

E njëjta dozë është edhe në listën e barnave esenciale që duhet të jepet në Barnatoren Qendrore.

Hericeptina apo qysh njihet ndryshe Trastuzumab është një ilaç për kancer që përdoret në fazat e hershme edhe më të vona të kancerit të gjirit. Po ashtu përdoret edhe për trajtimin e kancerit të stomakut.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Tafilaj: Politika në Kosovë po e mbulon me zhurmë të vërtetën nga populli
Lajme

Tafilaj: Politika në Kosovë po e mbulon me zhurmë të vërtetën nga populli

December 25, 2025
50
Ja kur do të ulet çmimi i naftës në Kosovë
Ekonomia

Caktohet marzha e fitimit për naftëtarët

December 21, 2025
3
Zjarr në QMF-në në Ratkoc, digjet një autoambulancë – një i dyshuar në kërkim
Lajme

Zjarr në QMF-në në Ratkoc, digjet një autoambulancë – një i dyshuar në kërkim

December 21, 2025
9
Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan
Lajme

Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan

December 21, 2025
7
Nis prodhimi i veturës së parë fluturuese, do të kushtojë mijëra dollarë
Kuriozitet

Nis prodhimi i veturës së parë fluturuese, do të kushtojë mijëra dollarë

December 21, 2025
8
Zhegrova merr vërejtjet nga trajneri i Juventusit
Lajme

Zhegrova merr vërejtjet nga trajneri i Juventusit

December 21, 2025
14
Next Post
Kusari – Lila: Me Ramën mund të bisedojmë për tema të tjera, por jo për “Open Ballkan”

Kusari – Lila: Me Ramën mund të bisedojmë për tema të tjera, por jo për “Open Ballkan”

Më të fundit

  • Tafilaj: Politika në Kosovë po e mbulon me zhurmë të vërtetën nga populli
  • Caktohet marzha e fitimit për naftëtarët
  • Zjarr në QMF-në në Ratkoc, digjet një autoambulancë – një i dyshuar në kërkim
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi