Doruntinë Maloku nga LDK-ja e ka fituar edhe mandatin e tretë si deputete.
Ajo i ka marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputete për herë të tretë në listën e LDK-së, shkruan lajmi.net.
Doruntina është vajza e veprimtarit Enver Maloku, që u vra më 1999.
Postimi i plotë i Doruntinë Malokut:
Gati për mandatin e tretë si përfaqësuese e vullnetit të qytetarëve në Parlament, në kuadër të familjes sime politike, Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Me përulësi, ju them, mijëra herë: FALEMINDERIT!