Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Velipojë, pas masakrës me katër të vrarë ku një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë.
Nga zjarri janë dëmtuar tre gra dhe një fëmijë, të cilët kanë pësuar djegie të konsiderueshme dhe ndodhen në gjendje të rëndë.
Mësohet se të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ndërsa priten informacione të tjera në vijim mbi gjendjen e tyre shëndetësore./TopChannel/