Policia e Kosovës ka arrestuar një person, dje rreth orës 08:10 në Prizren, pasi i njëjti e kishte kanosur nënën e tij pasi që i kishte kërkuar para.
Siç njofton policia, i dyshuari është përdorues i narkotikëve.
“Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, njofton Policia.