Mijëra persona mbi moshën 65-vjecare janë mbledhur sot para sallës “1 Tetori” në Prishtinë për të kryer procesin e vaksinimit, shkruan IndeksOnline.
Pa distancë fizike e maskë, këta të moshiar që nga orët e para të mëngjesit janë duke u maltretuar duke pritur në rradhë në këmbë aty.
Situatë e njejtë është parë edhe ditëve të kaluara, ku të moshuarit janë detyruar të presin deri në shtatë orë për t’u vaksinuar.
Po ashtu ka pasur raste të tillë ku pleqtë janë kthyer nga salla “1 tetori” në shtëpi për t’u paraqitur masdite për t’u vaksinuar.
E sot në Kosovë procesi i vaksinimit i personave mbi moshën 65 vjeçare do të vazhdojë sot në të gjitha komunat e Kosovës.
Ky proces ishte ndërprerë për shkak të festës së Fitër Bajramit.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vaksinimi nis nga ora 08:00 e do të zgjasë deri në orën 19:30.