Edita Aradinović është një këngëtare e famshme në Serbi, e cila ka origjinë shqiptare. Në një lidhje në Abc e Pasdites, ajo tha se është shumë e gëzuar dhe se është nder për të, që për herë të parë, po jep një intervistë për Shqipërinë.
Ajo shtoi se nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri, por do të vijë me siguri sapo të rregullohet situata me COVID-19.
“Po unë kam lindur në Serbi, u rrita atje dhe ka shumë shqiptarë që jetojnë në Serbi. Babai im ishte nga Kosova, Prishtina, ndërsa mamaja ime është gjysmë egjiptiane. Unë kam kënduar në Serbi në gjuhën serbe por kam miq të mirë nga Shqipëria artistë dhe aktorë”, tha ajo.
Flori Mumajesi, Dafina Zeqiri, Loredana ishin disa nga artistët shqiptarë që Edita i njihte madje i dinte edhe këngët.