Bashkë me ardhjen e verës, dëshira për liri, për adrenalinë dhe aventurë fillon të rritet, aq më tepër pas 1 viti kaq të lodhshëm sa ai që lamë pas. Si ta nisni mbarë? Duke bërë seks në një nga vendet më poshtë. Ju duhet vetëm pak guxim!
Në makinë
Hapësirë e vogël, por komode, pasi makina është “çerdhja” e dashurisë për shumë çifte. Filmat dhe reklamat madje e lidhin shpesh seksin me makinat.
Pro: Në një makinë të vogël temperatura rritet shpejt dhe nuk duhet shumë për t’u ndier si Kate Winslet në krahët e Leonardo di Caprio-s.
Kundra: për arsye sigurie, duhet përcaktuar situata: ose ta ngasësh ose të ndalosh diku e ta shijosh!
Në plazh
Çfarë ka më romantike se sa perëndimi i diellit në një cep plazhi bosh diku nga jugu? Asgjë, sidomos nëse këtij momenti romantik i shtohet edhe kënaqësia fizike.
Pro: Aroma e detit shton dëshirën seksuale, era e lehtë përkë dhel trupat dhe zhurma e dallgëve shton joshjen.
Kundra: Të bësh “scrub” me kokrrizat e rërës apo më keq akoma me gurët e rivierës nuk është shumë e këndshme. ndaj mos harroni diçka për të shtruar poshtë ose shezlongët.
Në zyrë
Është ndjesi fantastike nëse partneri punon me ty, por e rrezikshme, pasi puna mbetet punë!
Pro: Frika se mos ju kapin rrit kërshërinë në maksimum.
Kundra: Nëse ndodh që ju zbulojnë, mund të rrezikoni edhe largimin nga puna.
Në avion
Udhëtimi deri në turqi për pushime mund të zgjasë rreth 2 orë, ndaj pse të mos provoni diçka të re në banjën e vogël të avionit tashmë që rrugën e njihni mirë?!
Pro: Sipas disa studimeve, lartësia rrit kënaqësinë seksuale.
Kundra: Për të shmangur kapjen në flagrancë, sigurohuni që dyert të mbyllen dhe të veproni shpejt, pasi banjat e avionit kontrollohet shpesh nga stjuardesat.
Pishina e hotelit
Nëse keni zgjedhur të kaloni pushimet në një hotel, mund të shfrytëzoni pishinën e vogël të tij gjatë natës ose ambientet e saunës. relaks dhe kënaqësi e paparë fizike!
Pro: Jeni pothuajse të zhveshur, është errësirë, ndaj do të jetë më e lehtë për t’u afruar.
Kundra: Zakonisht natën pishinat e hoteleve pastrohen duke iu hedhur dezinfektues, ndaj duhet të jeni të vëmendshëm. Ndërsa në sauna me temperatura që shkojnë deri në 90° bëni kujdes të mos nxitoni. Dalëngadalë!
Në ashensor
Kush nuk ka pasur, sikur një herë të vetme, frikë nga bllokimi i ashensorit? Nëse ndodh këtë herë, “fajin” e ke vetëm ti, pasi ke shtypur “stop”! Kënaqësia është e garantuar!
Pro: ndjesia e boshllëkut, e cila krijohet nga ashensori, shton kënaqësinë seksuale.
Kundra: Nëse ashensori nuk e disponon butonin “stop” dhe juve nuk ju duhet të ngjisni shumë kate, atëherë duhet të jeni shumë, shumë, shumë të shpejtë!
Banjo e lokalit!
Ndiz pasionin tënd dhe të partnerit teksa në rrëmujën e lokalit të natës, pa e kuptuar askush, ju niseni drejt cepit të ambientit.
Pro: Banjat e lokaleve kanë në pjesën më të madhe hapësira të mjaftueshme dhe frika e rrit kënaqësinë.
Kundra: Bëni kujdes të mbyllni dyert nëse nuk doni të kapeni në mes të aksionit!
Kinema
Të zhytur në errësirë e të ulur në poltrona komode, është e vështirë të mos tundohesh. Megjithatë ju këshillojmë të shkoni në oraret e paradites, ku shfaqet një film jo shumë i ndjekur, pasi kështu do të shmangni turmën e njerëzve.
Pro: Ka shumë mundësi që ti dhe partneri nuk do të mbani mend asgjë nga filmi, por nuk do të harroni kurrë atë paradite magjike.
Kundra: Të humbësh fundit e filmit mund të jetë acaruese. ndaj ju këshillojmë të nisni menjëherë!