Prezantuesja Alesia Bami ka thënë për veten e saj se është një vajzë tipike tradicionale.
E pranishme në “E diell”, Bami tha se asaj i ankohet i ati se përse nuk shkon njeri ta kërkojë në shtëpi.
Vet prezantuesja u shpreh se në fakt mezi pret, sepse pajën e ka bërë gati.
“Unë i kam ruajtur traditat. Jam rritur në një familje tradicionale.
Më pëlqen edhe ndryshimi i kohës.
Më thotë babi si s’të erdhi njeri të të kërkojë në shtëpi.
I them më kërkojnë në televizion, s’më lënë rehat. Pajën e kam bërë gati, mezi po pres,”- tha Bami.