• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Skandaloze: Hoti i dha para edhe oligarkut të cilit ATK-ja i fali mbi 7 mln € borxhe

22/04/2021 - 18:22:12
Skandaloze: Hoti i dha para edhe oligarkut të cilit ATK-ja i fali mbi 7 mln € borxhe

“NewCo Ferronikeli Complex” L.L.C., ndërmarrja e dyshuar për komprometimin e ATK-së, e cila vitin e kaluar i fali mbi 7 milionë euro borxhe të prapambetura, ka përfituar 239 mijë euro nga Pakoja e Rimëkëmbjes së Qeverisë së Kosovës.

Ndërmarrja, nën pronësinë e oligarkut shqiptar Saimir Mane, ndodhet në mesin e dhjetë përfituesve më të mëdhenj të fondit 60 milionë eurosh për rimëkëmbje ekonomike, të ndarë nga Qeveria e Kosovës në muajin shtator të vitit të kaluar, ka zbuluar një njoftim i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve të enjten.

Lexo më shumë

Ja kur do të ulet çmimi i naftës në Kosovë

Caktohet marzha e fitimit për naftëtarët

December 21, 2025
2
Zjarr në QMF-në në Ratkoc, digjet një autoambulancë – një i dyshuar në kërkim

Zjarr në QMF-në në Ratkoc, digjet një autoambulancë – një i dyshuar në kërkim

December 21, 2025
3

Të dhënat e bëra publike nga qeveria, tregojnë se “NewCo Ferronikeli Complex” ka përfituar saktësisht 239,301.53 euro në emër të ndihmave shtetërore për bizneset që kanë pësuar nga pandemia COVID-19. Gjiganti metalurgjik, është biznesi i nëntë me profitin më të madh nga fondi i krijuar prej Qeverisë Hoti.

Shumat financiare për bizneset të cilat përfituan nga fondi, u ndanë varësisht nga numri i punëtorëve që firmat kanë pasur të regjistruar në muajin dhjetor të vitit 2019.

“Shpërblimi” i shtetit për afarizmin e oligarkut Mane, nuk ishte i vetmi përgjatë vitit 2020. Në fillim të vitit të kaluar, Administrata Tatimore e Kosovës i fali 7 milionë euro borxhe të prapambetura firmës “NewCo Ferronikeli Complex” L.L.C.

Artikulli i Insajderit bazohet në dy raporte hetimore të Drejtorisë së Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës në Kosovë. Dëshmon se si ATK-ja, përmes një procesi të dyshimtë, ia fshiu borxhet tatimore ndërmarrjes, një muaj pas vënies së saj nën pronësi të oligarkut Mane.

Në muajin shkurt të 2020-s, Prokuroria Speciale e Kosovës nisi zyrtarisht hetimet për rastin.

Marrëdhëniet e shtetit në raport me biznesin e oligarkut Mane, që në Kosovë merret me përpunimin e mineraleve, përfshijnë një tjetër vendim në favor të kompanisë “NewCo Ferronikeli Complex”.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Rreth pesë muaj më parë, legjislatura e kaluar e Kuvendit të Kosovës i liroi për pesë muaj nga renta minerare kompanitë minerare që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Kosovë. Ky amendament, i propozuar nga ish-deputeti dhe afaristi, Gazmend Abrashi, i kreu një favor të madh pikërisht ndërmarrjes “NewCo Ferronikeli Complex”.

Me kalimin e Amandamentit të propozuar nga Abrashi, Ferronikeli i udhëhequr nga Mane u lirua nga renta minerare në një vlerë të përllogaritur deri në qindra mijëra euro.

Amendamenti, i cili u përfshi në kuadër të Ligjit për Rimekëmbjen Ekonomike, parashihte lirimin për pesë muaj nga renta minerare të të gjitha subjekteve që obligohen të paguajnë këtë taksë.

“NewCo Ferronikeli Complex” L.L.C., që nga viti 2018 është pronë e oligarkut Mane. Në regjistrin e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), Ferronikeli figuron si pronë e “NKL Limited”, një kompanie të regjistruar nga Britani të Madhe.

Drejtor i Nkl Limited, sipas regjistrit në Shtëpinë e Bizneseve të qeverisë britanike, figuron Saimir Mane dhe dy të tjerë. Të tre janë përfaqësues të grupit investues “Balfin”.

Balfin, është grup investues në pronësi të Saimir Manes, njërit nga biznesmenët më të fuqishëm në Shqipëri dhe pronar i një rrjeti biznesesh edhe në Austri, Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi, Itali, Dubai, ShBA dhe Greqi.

Grupi i kompanive Balfin ushtron aktivitet në fushat e minierave, tregtisë me pakicë, bankave dhe ndërtimit.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Ja kur do të ulet çmimi i naftës në Kosovë
Ekonomia

Caktohet marzha e fitimit për naftëtarët

December 21, 2025
2
Zjarr në QMF-në në Ratkoc, digjet një autoambulancë – një i dyshuar në kërkim
Lajme

Zjarr në QMF-në në Ratkoc, digjet një autoambulancë – një i dyshuar në kërkim

December 21, 2025
3
Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan
Lajme

Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan

December 21, 2025
3
Nis prodhimi i veturës së parë fluturuese, do të kushtojë mijëra dollarë
Kuriozitet

Nis prodhimi i veturës së parë fluturuese, do të kushtojë mijëra dollarë

December 21, 2025
4
Zhegrova merr vërejtjet nga trajneri i Juventusit
Lajme

Zhegrova merr vërejtjet nga trajneri i Juventusit

December 21, 2025
4
Ja në cilën pozitën Barcelona e mbyll vitin dhe sa pikë i iku Real Madridit
Lajme

Ja në cilën pozitën Barcelona e mbyll vitin dhe sa pikë i iku Real Madridit

December 21, 2025
3
Next Post
Ja çka i pati premtuar Albin Kurti këtij të moshuari në fushatë (video)

Ja çka i pati premtuar Albin Kurti këtij të moshuari në fushatë (video)

Më të fundit

  • Caktohet marzha e fitimit për naftëtarët
  • Zjarr në QMF-në në Ratkoc, digjet një autoambulancë – një i dyshuar në kërkim
  • Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi