Cristiano Ronaldo ka thënë se ai ende e dashuron futbollin, mirëpo ka filluar ta shijoj jetën jashtë edhe jashtë.
Ylli i Juventusit po vazhdon të jetë në nivele të larta dhe ta mendosh se është një 34-vjeçar, të befason edhe më shumë.
“Nuk jam një njeri i çmendur”, ka thënë portugezi për Sport Bible. “Nuk jam i pasionuar në stërvitje, jam i pasionuar në sukses, gjë që është e ndryshme”.
“Unë ende e dua futbolli. E dua mbështetjen e tifozëve dhe njerëzve që e duan Cristianon. Nuk ka rëndësi mosha, gjithçka ka të bëjë me mentalitetin”.
“Në pesë vitet fundit kam filluar ta shijoj këtë proces dhe ta shikoj jetën jashtë futbollit, kështu që ende nuk e di se çfarë do të ndodhë në vitin tjetër apo pas dy vitesh”, ka thënë më tej Ronaldo.
Portugezi dëshiron që në këtë sezon ta fitojë Ligën e Kampionëve me Juventusin në mënyrë që ta ketë një shans që ta fitojë Topin e gjashtë të Artë.