Planetët do e favorizojnë gjate gjithë kohës sot jetën tuaj ne çift dhe ju jeni për t’u ndier si neper ëndrra. Çdo moment do jete i veçante dhe te dy do i shprehni ndjenjat pa fund. Beqaret do realizojnë disa takime, por asnjeri prej tyre nuk do jete ashtu si e kishin ëndërruar. Gjendja e financave do vije duke u përmirësuar fale disa parave qe do merrni nga një aktivitet me rëndësi qe keni organizuar.
Demi
Tregohuni te kujdesshëm gjate gjithë kësaj dite ju te dashuruarit sepse po bëtë gabime do keni probleme edhe me te mëdha me pas. Beqaret duhet t’i dëgjojnë këshillat e miqve dhe familjareve nëse nuk duan te vuajnë me pas. Asnjë hap nuk duhet hedhur pa u menduar. Ne planin financiar do bëni mire te mos rrezikoni shume sepse gjendja nuk është e mire.
Binjaket
Dite e begate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kaloni momente te mrekullueshme pranë atij qe keni ne krah dhe nuk do doni te shkëputeni për asnjë moment prej tij. Beqaret duhet te jene me te hapur ndaj njohjeve te reja sepse vetëm kështu do mund te ndryshojnë status. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës ne anën tuaj. Do i zgjidhni edhe problemet.
Gaforrja
Perspektivat janë te mira sot për jetën tuaj ne çift. Marrëdhënia juaj do bazohet tek besimi dhe bashkëpunimi i plote. Konfliktet do përfundojnë njëherë e mire. Beqaret duhet te përgatiten për te reja te mrekullueshme te cilat do ua mbushin zemrën me gëzim. Te ardhurat do fillojnë te kenë disa përmirësime, megjithatë ju nuk duhet te nxitoheni e te kryeni shpenzime pa fund.
Luani
Nuk do jeni shume te qarte gjate kësaj dite për atë qe doni te bëni ne çift ju te dashuruarit. Pas shume mosmarrëveshjeve dhe problemeve mire është te reflektoni me kujdes. Beqaret do marrin ftesa te papritura te cilat do i bëjnë te ndihen mire. Pranoni te njiheni me dike nëse zemra ju rreh fort kur e shihni. Ne planin financiar gjerat nuk do ecin mire. Kujdes!
Virgjeresha
Do jeni gjithë kohës ne merak sot për mënyrën si do shkoje jeta juaj ne çift. Kohet e fundit keni pasur probleme dhe mosmarrëveshje te forta. Beqaret nuk duhet te mërziten edhe dikur te mos e gjejnë dot sot princin e tyre te kaltër sepse shume shpejt gjithçka ka për t’iu ndryshuar rrënjësisht. Gjendja e financave nuk do jete e mire prandaj duhet patjetër te ulni te gjitha shpenzimet.
Peshorja
Dialogu dhe bashkëpunimi do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do merreni vesh për gjithçka me personin qe keni ne krah dhe do jeni gati te hidhni hapa me tej me te. Beqaret do jene me fat ne dashuri dhe jeta ka për t’iu ndryshuar rrënjësisht sot. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme kështu qe matuni disa here para se te shpenzoni.
Akrepi
Sot do ju duket sikur do kaloni një muaj mjalti te dyte ju te dashuruarit. Do dashuroheni pa dorashka dhe do i shprehni ndjenjat ne mënyra te ndryshme. Kënaqësitë do jene te papërshkrueshme. Beqaret do e dine mire se çfarë duhet te bëjnë dhe nuk do nxitohen. Buxhetin duhet ta menaxhoni me shume përkujdes ne mënyrë qe te mos keni te papritura.
Shigjetari
Duhet te flisni hapur për çdo gjë sot me atë qe keni ne krah sepse vetëm ne këtë mënyrë marrëdhënia me partnerin do përmirësohet. Beqaret do fiksohen pas dikujt dhe do bëjnë te pamundurën derisa ta bëjnë për vete atë. Me pak mund do ja dalin mbanë. Ne planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri kështu qe mos u shqetësoni.
Bricjapi
Edhe pse tundimi do jete shume i forte gjate gjithë kësaj dite ju do i qëndroni besnike personit qe keni ne krah. Ai nga ana tjetër do ju beje te ndiheni te plotësuar fale një surprize gjigande ne mbrëmje. Beqareve nuk do mund t’iu plotësohen dëshirat për te filluar një lidhje. Buxhetin duhet ta menaxhoni me më shume përkujdes ne mënyrë qe te mos keni probleme me pas.
Ujori
Ka kohe qe marrëdhënia juaj me partnerin është ftohur? Sot duhet te bëni te pamundurën qe ta ndryshoni situatën. Kërkoni falje për gabimet e bëra dhe toleroni sa te mundeni. Beqaret duhet te përfitojnë sa me shume nga ftesat qe do ju bëhen sepse vetëm ne këtë mënyrë do mund ta ndryshojnë statusin e tyre. Gjendja e financave do jete e mire. Do kryeni shpenzimet e duhura dhe do hiqni edhe para mënjanë.
Peshqit
Do e thelloni edhe me tepër marrëdhënien tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do bëni plane edhe për te ardhmen. Partneri ka menduar çdo detaj dhe do dëshirojë t’iu beje te ndiheni si princeshe. Beqaret do kenë mosmarrëveshje me disa miq dhe nuk do kenë mendje për te kërkuar dashurinë. Me financat duhet te tregoheni me te përgjegjshëm nëse nuk doni te keni probleme.