Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur në një takim të veçantë drejtuesit e Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës (SHGSK).
Presidenti Meta, një ish-peshëngritës dhe komentator i sportit, ka folur për kontributin dhe veprat e gazetarëve sportivë në Kosovë e Shqipëri, që kanë lënë gjurmë në arritjet e sportit.
I pari i shtetit shqiptar ka shfrytëzuar praninë e drejtuesve të SHGSK-së, për të treguar lidhjen e tij me sportin, por edhe me Kosovën.
z. Meta ka dekoruar shumë personalitete kosovare të sportit, mes tyre edhe ish-Presidentin Mexhit Devaja dhe mjeshtrin e karatesë Enver Cakiqi.
Presidenti i SHGSK-së Edmond Thaçi ka folur për gjendjen e gazetarisë sportive në Kosovë dhe kontributin e madh që komuniteti i gazetarëve sportivë e ka dhënë në zhvillimet e sportit kosovar.
z. Thaçi i ka dhuruar një plaketë të artë presidentit shqiptar Ilir Meta, në shenjë nderimi për kontributin e madh në afirmimin dhe ndihmën dhënë sportit kosovar.
z. Meta shprehu gadishmërinë që takimin e rradhës ta realizojë edhe në Kosovë, i gatshëm që të kontribojë drejtpërdrejt në gazetarinë dhe sportin kosovar.
Në delegacionin që u prit nga presidenti Meta, ishin:
– Edmond Thaçi, president i SHGSK-së
– Jon Ajeti, zv. President
– Artan Muhaxhiri, Sekretar i Përgjithshëm
– Ejup Llumnica, anëtar dhe
– Milaim Krasniqi, ish-kryetar i SHGSK-së.
Pritja nga Presidenti Meta, është niveli më i lartë i respektit të dëshmuar për komunitetin e gazetarëve sportivë, nga institucionet në Kosovë e Shqipëri.