• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Vrasja e të riut që u dëshmua me Video: Prokurori i rastit shihen në kafiteri me avokatin e dorasit

18/03/2021 - 08:23:48
Vrasja e të riut që u dëshmua me Video: Prokurori i rastit shihen në kafiteri me avokatin e dorasit

Disa orë pas publikimit të pamjeve të vrasjes të të riut nga Deçani, Agonis Tetajt, Reporteri.net ka siguruar një fotografi në të cilën shihet avokati i familjes Gogaj, Besnik Berisha dhe prokurori i rastit Agron Uka, duke qëndruar në një kafiteri. Fotografia është e
shkrepur kohë më parë, jo sot.

Lexo më shumë

Jarinja, cak për propagandën ruse

U plagos dhe u rrëmbye nga xhandarmëria serbe: Çfarë dihet deri më tani?

November 5, 2025
13
Flet nëna e 13-vjeçares shqiptare që u vra në Itali

Flet nëna e 13-vjeçares shqiptare që u vra në Itali

November 5, 2025
8

Prokurori Uka ka konfirmuar se ky takim ka ndodhur mirëpo, sipas tij, takimi ka ndodhur tri vite më parë.

“Në Bibël e Kuran të betohem që kemi qenë vetëm unë e Jetishi. Ky ka ardhë na ka përshëndetë, erdh prej një gjykimi edhe ka thënë: A bën një kafe vetëm për qejf… Kjo para tri viteve, shumë i sigurt jam. Ka ndejtë vetëm 5 minuta, por s’ka lidhje me rast”, i ka thënë prokurori Uka portalit Kallxo.com.

Tutje, prokurori tha se me avokatin Berisha është në konflikt.

“Unë me avokatin jam në konflikt, bile-bile thash ja unë ja ky me leshu punën”, shtoi ai. Dje prokurori Agron Uka ka rikualifikuar veprën penale nga “vrasje e rëndë“ në “vrasje nga pakujdesia”.

Dhe sot familja ka publikuar videon me akuzat se ka pasur shtrembërim të së vërtetës.

Ja si u vra i riu në Deçan, në vendin e punës nga djali i pronarit , babai i tij kërkon drejtësi (video)

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

I pyetur se a ka pasur rast të takojë prokurorin Agron Uka jashtë gjykatës apo prokurorisë, avokati Besnik Berisha ka thënë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“As kafe, as takim, as kurrë me ato punë e çështje nuk jam marrë”, tha Berisha për Kallxo.com.

Portali raporton se pasi u informua për fotografinë, ai e mohoi duke thënë se ka shanca të jetë montuar por është i gatshëm të përballet me gjithçka.

“Unë kam kontaktuar me prokurorin mbi 20 herë në sallë të gjykimit e përtej atyre vetëm kush don me kriju e trillu”, tha Berisha.

Rreth zhvillimeve të sotme, avokati Berisha ka reaguar në profilin e tij në Facebook. Kur i gjithë opinioni po e kritikon rikategorizimin e veprës, avokati Berisha e ka mbrojt edhe ka thënë që ka qenë aksidentale

Në një reagim të gjatë në facebook, Berisha ka cekur disa pika në të cilat ai bazohet se vrasja ka qenë aksidentale.

Ky është statusi i plotë i tij:

E arsyetoj mllefin dhe pikëllimin e palës së dëmtuar, por jo edhe spekulimet për manipulim me drejtësinë, sepse janë thjesht të pavërteta dhe të motivuara për përfitime monetare personale ( nuk aludoj në familjen e ngushtë)

1. Ricilësimi i veprës penale nga Vrasje e rëndë në Vrasje nga pakujdesia, i bërë nga Prokurori i çështjes në fjalën përfundimtare në çështjen penale kundër z. Shaban GOGAJ, është veprim dhe vendim i drejtë dhe i ligjshëm, i cili derivon nga një rrugë e gjatë e hetimit dhe gjykimit, me pjesëmarrje aktive të palës së dëmtuar dhe përfaqësuesit të tyre.

2. Kjo rrugë e gjatë dhe e mundimshme, jo vetëm për palën e dëmtuar, përfundimisht nxori në pah se vrasja e tani të ndjerit Agonis TETAJ ishte vetëm një aksident tragjik, e assesi një vrasje e rëndë me dashje, siç padrejtësisht e kundërligjshëm ishte cilësuar nga Prokuroria Themelore në Pejë, përkatësisht prokurorja Sahide GASHI.

3. Prokurori që përfaqësoi organin e akuzës në shqyrtimin gjyqësor, së bashku me palën e dëmtuar dhe përfaqësuesin e tyre, janë munduar në çdo mënyrë e me çdo kusht që të gjejnë prova dhe fakte për të provuar motivin, dashjen dhe qëllimin, si kushte esenciale për cilësimin e veprimeve të z. Shaban GOGAJ si vrasje e rëndë.

4. Përkundër përpjekjeve të tyre dhe mundësive të pakufizuara që kishin në dispozicion Prokuroria, pala e dëmtuar dhe përfaqësuesi i tyre për rreth 2 vite e gjysmë, ata nuk arritën të sigurojnë qoftë edhe një provë të vetme që provon ekzistimin e motivit, dashjes dhe qëllimit të z. Shaban GOGAJ për ta privuar nga jeta tashmë të ndjerin Agonis TETAJ dhe për të rrezikuar jetën e kolegëve të tij.

5. Në mungesë të ekzistimit të motivit, dashjes dhe qëllimit, kushdo prokuror i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm do të duhej të ricilësonte veprimet e z. Shaban GOGAJ si vrasje nga pakujdesia, sepse vetëm duke vepruar kështu do të vihej në vend drejtësia.

6. Është fakt notor se roli i Prokurorisë nuk është vetëm për të mbrojtur interesat e palës së dëmtuar, por po ashtu ka detyrim ligjor që të mbrojë edhe të drejtat kushtetuese të palës së akuzuar dhe të kujdeset që me kujdes e përkushtim të njëjtë të vlerësojë provat fajësuese dhe shfajësuese për këdo të akuzuar.

7. Të gjithë ata juristë, e pseudo-juristë që pretendojnë se në rastin konkret kishte prova që provojnë ekzistimin e motivit, dashjes dhe qëllimit të z. Shaban GOGAJ për ta privuar nga jeta tashmë të ndjerin Agonis TETAJ i ftoj që fillimisht të analizojnë të gjitha provat e siguruara gjatë hetimit dhe të administruara gjatë gjykimit, të shiqojnë video-incizimet që nga ora 7 e mëngjesit e deri në momentin kritik të ditës tragjike dhe vetëm atëherë të provojnë të nxjerrin konkludime për cilësimin e drejtë dhe të saktë të veprimeve të z. Shaban GOGAJ.

8. I bindur se ricilësimi i veprimeve të z. Shaban GOGAJ nga Vrasje e rëndë në Vrasje nga pakujdesia ishte veprim dhe vendim i drejtë dhe i ligjshëm, e ftoj për përballje publike këdo ekspert të fushës, si dhe ata që mendojnë se marrin vesh nga drejtësia, e që po kanë dyshime se ricilësimi i veprimeve të z. Shaban GOGAJ është bërë në mënyrë të kundërligjshme dhe pa mbështetje ligjore nga Prokuroria.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Jarinja, cak për propagandën ruse
Lajme

U plagos dhe u rrëmbye nga xhandarmëria serbe: Çfarë dihet deri më tani?

November 5, 2025
13
Flet nëna e 13-vjeçares shqiptare që u vra në Itali
Bota

Flet nëna e 13-vjeçares shqiptare që u vra në Itali

November 5, 2025
8
40 të vdekur nga tajfuni ‘Kalmaegi’ në Filipine
Bota

40 të vdekur nga tajfuni ‘Kalmaegi’ në Filipine

November 5, 2025
5
9 të vdekur ga zjarr i madh në shtëpinë e pleqve në Bosnjës
Lajme

9 të vdekur ga zjarr i madh në shtëpinë e pleqve në Bosnjës

November 5, 2025
5
Konjufca, mandatari pa vota të siguruara
Lajme

Konjufca, mandatari pa vota të siguruara

November 5, 2025
11
Limaj: Jemi të gatshëm për një marrëveshjeje politike
Lajme

Limaj, tregon se a ka votë për Konjufcës

November 4, 2025
48
Next Post
Vdes nga Covid-19 presidenti afrikan që i kundërshtonte vaksinat

Vdes nga Covid-19 presidenti afrikan që i kundërshtonte vaksinat

Më të fundit

  • U plagos dhe u rrëmbye nga xhandarmëria serbe: Çfarë dihet deri më tani?
  • Flet nëna e 13-vjeçares shqiptare që u vra në Itali
  • 40 të vdekur nga tajfuni ‘Kalmaegi’ në Filipine
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi