Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, sidomos në Instagram, e cila nuk heziton të publikojë fotografi me aksesorë të ndryshëm.
Bukuroshja di përherë që të mahnitë ndjekësit e saj, të cilët e përkrahin në çdo lëvizje të mundshme në jetë dhe karrierë profesionale.
Së fundi ka publikuar disa fotografi në “Instastory”, ku në rend të parë ka vënë linjat e mrekullueshme trupore.
Po ashtu ajo ka reklamuar atletet dhe orën e markës së njohur franceze, Cartier si dhe një çantë dore Channel.
Sa i përket projekteve muzikore, Morena së fundi ka lansuar këngën e saj “Money”, në bashkëpunim me Feron.