“Los Blancos” dominuan nga minuta e parë, por rezultati përfundimtar doli të jetë 1 – 1, shkruan lajmi.net.
Pjesa e parë, pavarësisht rasteve përfundoi me rezultat si nisi, meqenëse asnjëra skuadër nuk i konkretizojë rastet.
Ishte Portu që pas harkimit të Monreal zhbllokoi rezultatin (55′).
Ndërsa, pas shumë tentimeve, ishte Vinicius Junior që u asistua nga Federico Valverde dhe barazoi shifrat (89′).
Me këtë barazim, Real mbetet në pozitën e tretë me 53 pikë, pesë më pak se lideri Atletico që ka edhe një ndeshje më pak t zhvilluar, derisa Sociedad qëndron në vendin e pestë me 42 sosh.