SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 28 milionë e 336 mijë e 782, me 74 mijë e 803 raste të regjistruara në 24 orët e fundit.
Ndërkaq, të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregon se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur në 28 milionë e 978 mijë e 292, kurse ai i të vdekurve në 518 mijë e 577.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me afro 3,55 milionë raste të konfirmuara dhe 50 mijë e 972 të vdekur.
Në SHBA deri më tani janë vaksinuar mbi 66,4 milionë persona.