• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Syla: S’kemi as kapacitete spitalore nëse rriten rastet me COVID-19

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) vlerëson se për shkak të grumbullimeve të qytetarëve gjatë fushatës zgjedhore, javëve në vijim do rritet numri i të infektuarve me COVID-19. Nga FSSHK thonë se, shtimi i infeksioneve do jetë ngarkesë për profesionistët shëndetësorë, ndërsa në anën tjetër kanë mungesë edhe të kapaciteteve shëndetësore.

13/02/2021 - 13:47:00
Syla: S’kemi as kapacitete spitalore nëse rriten rastet me COVID-19

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla deklaroi për KosovaPress se nëse rritet numri i të prekurve me coronavirus atëherë do të padisin partitë që shkelën masat anti-COVID gjatë fushatës zgjedhore.

“Të gjitha parametrat tregojnë se do shtohet numri i infeksioneve dhe me këtë rast do kemi dhe një ngarkesë tek punëtorët shëndetësorë të sistemit shëndetësor. Por një statistikë e tmerrshme tregon se punëtorët shëndetësorë janë 4 deri 5 më shumë të atakuar sesa popullata tjetër. Dhe si pasojë e kësaj, nëse kjo do ndodh, ne e kemi paralajmëruar secilën parti politike se nëse do ndodh shtimi i rasteve si pasojë e tyre atëherë normalisht do përpilojmë edhe padi kundër këtyre partive sepse me të vërtet është tepruar këta nuk po kuptojnë“, tha Syla.

Lexo më shumë

Ky është ushqimi që e forcon imunitetin në dimër

Ky është ushqimi që e forcon imunitetin në dimër

December 25, 2024
16
U rrëzua nga lartësia, por spitali e liroi – Vogëlushes në Prishtinë i përkeqësohet gjendja shëndetësore

Vdes në QKUK, pacienit i cili ishte lënduar nga shpërthimi i bombolës

December 21, 2024
12

Në vendin tonë tashmë janë detektuar 3 rastet e para me variantin e ri britanik, por Syla thotë se ardhja e mërgatës për të votuar nesër më 14 shkurt, do e rris rrezikun për më shumë të infektuar me këtë variant. Ai tha se ky variant është më vdekjeprurës.

“Nuk është problem fort tek ri infeksioni çka është problem tek mutacioni, pra edhe njëherë tek forma e re e virusit të cilin ne për fat të keq nuk mund ta identifikojmë në Kosovë dhe kjo është më e rrezikshmja duke e parë që po bëhen apele që të vijnë edhe nga jashtë për votime ne nuk dimë se çka do na vijë, dhe kjo është më e rrezikshmja. Mundësitë dhe kapacitetet e detektimit të virusit të ri nuk i kemi , ndërsa mundësia e këtij virusi i cili është më vulgar dhe më vdekjeprurës. Konsideroj se partitë politike janë totalisht joserioze dhe thjesht janë duke e dërguar popullatën drejtë infeksionit, mos dashtë Zoti edhe drejt vdekjes”, theksoi ai.

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla paralajmëron një valë tjetër të infektimeve me COVID-19 edhe gjatë muajve mars dhe prill. E për përballim të këtyre rasteve thotë se nuk kanë kapacitete spitalore.

“Rezultat e para të këtyre grumbullimeve mund të shihen mes dy apo tri javëve eventualisht, nuk jam ekspert i fushës, por si mjek e di këtë. Pas dy-tri jave do e shohim se me të vërtet a kemi të bëjmë me shtim të numrit. Nuk është e vërtetë që nuk ka shtim të numrit, numri ka filluar të shtohet në mënyrë të ndjeshme, nuk është ai numri i cili me të vërtetë nuk do ishte deshtë me qenë. Ndoshta marsi dhe prilli mund të na zënë me një rritje të numrit. E di se disa menaxherë (të institucioneve shëndetësore) për shkak të lajkave ndaj politikës thonë se kemi kapacitete të mjaftueshme, por unë po iu them se nuk kemi kapacitete”, deklaroi Syla.

Totalisht jo serioze e ka konsideruar edhe qasjen e institucioneve për sigurim të vaksinës anit-COVID.

“Edhe këtu kemi një qasje totale joserioze e gjithë faktorëve politikë, sepse kjo çështje është dashur të mendohet që kur ka filluar pandemia, të përgatitemi sepse është ditur se dikur do të dalë vaksina. Por neve kemi mbetur shteti i fundit në rajon. Kjo e COVAX është për të varfrit, çka do mbetet në Evropë do na jepet neve, dhe nëse bazohet në atë që mund të merren 100-200 mijë vaksina të cilat nuk do mjaftojnë për ne dhe kjo është e dhimbshme. Ndërsa, sa kanë siguruar kjo mbetet për të dëshiruar, unë nuk kam parë ende një kontratë të cilën e kishte do na sigurojë se vaksinat do merren deri në fund të verës”, theksoi ai.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Vetëm në 24 orëshin e fundit në vendin tonë janë regjistruar edhe 372 infektime të reja me koronavirus. Ndërsa, si pasojë e infektimit kanë vdekur 6 qytetarë.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Ky është ushqimi që e forcon imunitetin në dimër
Lajme

Ky është ushqimi që e forcon imunitetin në dimër

December 25, 2024
16
U rrëzua nga lartësia, por spitali e liroi – Vogëlushes në Prishtinë i përkeqësohet gjendja shëndetësore
Lajme

Vdes në QKUK, pacienit i cili ishte lënduar nga shpërthimi i bombolës

December 21, 2024
12
Spitali i Pejës i kryen 15 operacione të ndërlikuara
Lajme

Spitali i Pejës i kryen 15 operacione të ndërlikuara

March 13, 2024
97
Çka është dhe si trajtohet kjo semundje tek fëmijët
Këshilla dhe Zbulime Mjekësore

Çka është dhe si trajtohet kjo semundje tek fëmijët

January 25, 2024
141
Ja sa binjakë dhe trinjakë erdhën në jetë gjatë vitit 2023 në Prishtinë
Lajme

Ja sa binjakë dhe trinjakë erdhën në jetë gjatë vitit 2023 në Prishtinë

January 2, 2024
63
U rrëzua nga lartësia, por spitali e liroi – Vogëlushes në Prishtinë i përkeqësohet gjendja shëndetësore
Lajme

Skandaloze: Pacientët duhet të presin deri në katër muaj për rezonancë magnetike në Radiologji

December 23, 2023
28
Next Post
Këtë vit NEWBORN në mbrojtje të dinjitetit dhe luftës së pastër për liri

Këtë vit NEWBORN në mbrojtje të dinjitetit dhe luftës së pastër për liri

Më të fundit

  • Kurti e lavdëron AKI-në, Policinë e Prokurorinë
  • Kapet sasi e madhe e heroinës në kufirin e Shqipërisë
  • Burrë e grua u përleshën për Bajram arrestohen nga policia
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi