Ana Lleshi ka pak kohë që është larguar nga emisioni “Përputhen”, pas skandalit me Arjon Lulin, shkruan TelegramiSot.
Ish-konkurrentja ishte larguar pasi iu publikua një fotografi në shtrat me Arjonin, i cili po ashtu u përjashtua nga emisioni.
Përmes një postimi në Instagram, Ana bëri të ditur se sonte rikthehet në “Përputhen” dhe vjen në cilësinë e prezantueses.
“Shihemi sot tek “Për’puthen”, me nje perputhje ndryshe”, ka shkruar ajo sipër fotografisë.
Ndryshe, që prej infektimit të Bora Zemanit me COVID-19, emisioni çdo ditë po drejtohet nga konkurrentet, por së fundi i janë bashkuar edhe ish-konkurrentet.
Gjatë ditës së djeshme prezantoi Melisa, ndërsa sonte do ta shohim Ana Lleshin në këtë detyrë.