Në takimin e dytë mes Sindit dhe Elvisit, ai e surprizoi me lule blu, që janë të preferuat e saj, shkruan TelegramiSot.
Pas transmetimit të takimit nuk munguan as thumbat mes Elvit dhe Anës, që kanë pasur më herët disa takime romantike me njëri-tjetrin.
Ana nuk ngurroi të komentonte, teksa Sindi e konsideroi xheloze.
“Ana flet nga smira, e ndjej, jam afër teje”, u shpreh Sindi, duke shtuar se në takimet e saj me të Elvisit është Ana ajo që komenton më shumë.