Mesfushori Alex Oxlade-Chamberlain ka thënë se sulmuesi Mohamed Salah është vetjak dhe nuk e pason topin tek lojtarët tjerë.
Mirëpo Oxlade-Chamberlain ka thënë se Salah mund të vazhdojë me egoizëm përderisa shënon gola gjatë ndeshjeve, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Ai ka treguar se bashkë-lojtarët e tij shpesh herë zemërohen për shkak se ylli egjiptian nuk ua kalon topin atyre.
“A nuk është ky veprim vetjak?” ka pyetur Oxlade-Chamberlain.
“Ai nuk është egoist sepse është një shënues golash – duhet ta bëjë këtë. Ne nuk mund të presim që ai ta kalojë topin gjatë gjithë kohës dhe në të njëjtën kohë të shënojë shumë gola”.