Tea dhe Bearti vazhdojnë të mbeten dy protagonistët më të përfolur nga emisioni “Përputhen”, shkruan TelegramiSot.
Pasi e zyrtarizuan lidhjen dhe dhanë deklaratat e tyre lidhur me gjithë lëmshin e shkaktuar pas largimit të Teas dhe Andit si çift në emision, Teas iu mbyll Instagrami.
Tea dhe Bearti po qëndrojnë të pandarë nga njëri-tjetri, teksa shihet se kalojnë shumë kohë në Kosovë.
Bearti publikoi së fundi një fotografi, në të cilën shfaqet krah Teas në ashensor dhe të dy dukeshin të lumtur.
Tea paraprakisht u shfaq në një fotografi që e postoi një grimere kosovare, para se ta postonte atë imazh Bearti.
Ndërkohë, derisa këta dy ish-konkurrentë të “Përputhen” po e shijojnë lidhjen, akuzat ndaj produksionit nuk janë ndalur nga persona e tjerë që janë larguar prej emisionit.