• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Hoti në Suharekë: Çdo i ri që përfundon studimet do t’i ofrohet 1 vit pune me pagesë

05/02/2021 - 18:15:59
Hoti në Suharekë: Çdo i ri që përfundon studimet do t’i ofrohet 1 vit pune me pagesë
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Avdullah Hoti, tha të premten në Suharekë se zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të reja të punës do të jenë prioritet i qeverisë së ardhshme.

“Rinia do të mbështetet duke ofruar arsimim cilësor në profile arsimore mbi bazat e nevojave të tregut të punës. Do të zhvillohet skema për mbështetje për punësim të të rinjve, subvencionimit të ndërmarrësve të rinj, lehtësira për tranzicion nga shkolla në punësim, mundësi për punë praktike duke bashkëpunuar ngushtë me ndërmarrjet, promovim i punës vullnetare, trajnim i vazhdueshëm për integrim në tregun e punës, ndihmë për banim për studentët, mbështetje qendrave për inovacion të të rinjve, etj”, tha Hoti.

Lexo më shumë

Jarinja, cak për propagandën ruse

U plagos dhe u rrëmbye nga xhandarmëria serbe: Çfarë dihet deri më tani?

November 5, 2025
14
Flet nëna e 13-vjeçares shqiptare që u vra në Itali

Flet nëna e 13-vjeçares shqiptare që u vra në Itali

November 5, 2025
8

Kryeministri Hoti tha se do të punohet në krijimin e kushteve për punësim të qëndrueshëm dhe dinjitoz, duke promovuar konkurrencën e lirë, me rol të kufizuar të shtetit në ekonomi, kryesisht si lehtësues e rregullator i zhvillimit ekonomik, bazuar në prioritetet nacionale zhvillimore, me kujdes të veçantë ndaj mjedisit, për ta ruajtuar atë edhe për brezat e ardhshëm.

Ai shtoi se Kosova e ka të domosdoshme përgatitjen e një orientimi të qartë strategjik afatgjatë të zhvillimit, ku vendosen prioritetet zhvillimore dhe kornizat e politikave ekonomike, fiskale e buxhetore dhe të borxhit publik, që tejkalojnë një mandat qeverisës.

Kryeministri ju ka garantuar bujqve të vyer të Suharekës vazhdimin e përkrahjes shtetërore. “Duke marr parasysh potencialin që ka sektori bujqësor për rritjen e prodhimit vendor dhe punësimit në gjithë zinxhirin prodhues, përpunues dhe shërbyes, LDK do të angazhohet fuqishëm për mbështetjen e sektorit bujqësor, duke filluar nga prodhimtaria primare, ruajtja, përpunimi dhe tregtimi si produkte finale”, ka thënë Hoti.

Ai tha se do të ofrojnë mbështetje për bujqësinë në programin për zhvillimin bujqësor të qëndrueshëm dhe në strategjinë për mbrojtjen e prodhimeve vendore. “Mbështetja do të jetë për të gjitha fazat e prodhimit bujqësor, me fokus në sektorët ku vendi ka avantazhe krahasuese. Nisur nga fakti që Kosova ka orientim drejt integrimit në BE, orientimi i qeverisë do të jetë që politikat e zhvillimit të bujqësisë të përafrohen me Politikat e Përbashkëta Bujqësore të BE-së”, tha në fund kryeministri Hoti.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Jarinja, cak për propagandën ruse
Lajme

U plagos dhe u rrëmbye nga xhandarmëria serbe: Çfarë dihet deri më tani?

November 5, 2025
14
Flet nëna e 13-vjeçares shqiptare që u vra në Itali
Bota

Flet nëna e 13-vjeçares shqiptare që u vra në Itali

November 5, 2025
8
40 të vdekur nga tajfuni ‘Kalmaegi’ në Filipine
Bota

40 të vdekur nga tajfuni ‘Kalmaegi’ në Filipine

November 5, 2025
5
9 të vdekur ga zjarr i madh në shtëpinë e pleqve në Bosnjës
Lajme

9 të vdekur ga zjarr i madh në shtëpinë e pleqve në Bosnjës

November 5, 2025
5
Konjufca, mandatari pa vota të siguruara
Lajme

Konjufca, mandatari pa vota të siguruara

November 5, 2025
11
Limaj: Jemi të gatshëm për një marrëveshjeje politike
Lajme

Limaj, tregon se a ka votë për Konjufcës

November 4, 2025
48
Next Post
Ajo e la karrierën e saj si avokate dhe tani fiton para duke postuar foto seksi

Ajo e la karrierën e saj si avokate dhe tani fiton para duke postuar foto seksi

Më të fundit

  • U plagos dhe u rrëmbye nga xhandarmëria serbe: Çfarë dihet deri më tani?
  • Flet nëna e 13-vjeçares shqiptare që u vra në Itali
  • 40 të vdekur nga tajfuni ‘Kalmaegi’ në Filipine
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi