Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi ka thënë se numri i të shtrirëve në klinikat Covid këtyre ditëve është rreth 500 pacientë.
Ai ka thënë se ka hapësira të mjaftueshme për t’u trajtuar pacientët.
“Piku më i madh ishte gjatë muajit nëntor ku numri i të shtrirëve e kishte kaluar shifrën prej 1000 pacientëve”, ka thënë ai për KTV-në.
Ai tutje ka thënë se institucionet shëndetësore rekomandojnë që të ndalohen vizitat në klinikat ku janë duke u trajtuar pacientët për covid-19.
Krasniqi ka thënë se me rënien e numrit të rasteve me COVID kanë filluar rikthimin e shërbimeve tjera.
“Aktualisht në QKUK kemi kliniken e Pulmologjisë, Klinikën infektive, objektin e mjekësisë sportive dhe anesteziologjisë. Ne kemi pas dje 532 pacientë të shtrirë në nivel të vendit. Numri i të shtrirëve në klinikën infektive shkon nga 90 deri 100 në pacientë”, ka thënë ai.