Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, duke kujtuar Fehmi e Xhevë Lladrovcin, ka thënë se ata do të jenë gjithmonë udhërrëfyesit tonë në rrugën për ndërtimin e shtetit.
Në 21-vjetorin e rënies së Fehmi e Xhevë Lladrovcit, Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se ata ishin çdoherë në radhën e parë të sulmit, duke iu bënë krah i fortë lëvizjes për liri e pavarësi.
“Të lindur për luftë, Xhevë e Fehmi Lladrovci, të cilët kisha fatin edhe t’i njoh nga afër, ishin çdoherë në radhën e parë të sulmit, duke iu bënë krah i fortë lëvizjes për liri e pavarësi. Në këtë përvjetor, përulem me nderim para veprës së tyre heroike. Kujtoj bashkëluftëtarët e tyre, Shefqet Zeka e Fatime Hetemi, dhe të gjithë dëshmorët e Brigadës 114, që me krenari mbajti emrin e Fehmi Lladrovcit. Ata do të jenë gjithmonë udhërrëfyesit tonë në rrugën për ndërtimin e shtetit. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/