Sipas Diario AS, është raportuar se ai mund të mungojë tre deri në katër javë edhe pse në fillim nuk dukej diçka serioze, shkruan TelegramiSot.
Belgu nuk mori pjesë në seancën stërvitore që u zhvillua gjatë ditës së djeshme dhe kësisoj menjëherë u raportua për një lëndim të mundshëm të tij.
Hazard ka filluar në katër nga gjashtë ndeshjet e fundit të Madridit, edhe pse në asnjërën prej tyre ai nuk i ka plotësuar 90 minutat e plota.
Hazard shënoi vetëm një gol në 22 paraqitje në sezonin e tij debutues në Spanjë, megjithëse Madridi përfundoi duke fituar titullin e tyre të parë të ligës në tre vjet e fundit.